E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje u konsiderua një fitore për popullin shqiptar, pasi deri më atëherë mësimet mbaheshin nëpër shtëpi private në mënyrë të fshehtë.
Shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit




Sot shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit 124 Vjetori i hapjes së shkollës së parë shqipe. Kjo ditë përkujtohet si një ngjarje me rëndësi kulturore e historike në gjitha trojet tona shqiptare dhe si një ditë kur ne të gjithë së bashku kujtojmë mësuesit tonë të parë që na mësuan shkronjat e para shqipe.

Më 7 Mars të vitit 1887 në Korçë, u hap mësonjëtorja e parë e shkollës laike shqipe.

Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje u konsiderua një fitore për popullin shqiptar, pasi deri më atëherë mësimet mbaheshin nëpër shtëpi private në mënyrë të fshehtë.

Edhe pse në kushte të vështira, kur ndalohej mësimi i gjuhës shqipe, ajo qëndroi e hapur për 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj.

Kështu që prej kësaj dite, kjo festë shënohet me aktivitete të ndryshme si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni , Mal të Zi, Preshevë, Medvegje e Bujanovc, si dhe në diasporë.

Andaj, me çdo 7 – Mars i kujtojmë me respekt të thellë të gjithë ata që nuk kursyen asgjë për shkollën shqipe.

Po, kështu shprehim respektin dhe mirënjohjen tonë, edhe për arsimtarët e sotëm, të cilët, ende janë të përkushtuar për këtë mision të lartë fisnik, teksa punojnë me zell e dashuri për arsimin shqip, dhe edukimin e brezave.

Publikuar: 07.03.2012 | 13:33
Lexuar: 2278 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime