E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ai tha se ngjarja e sotme nuk është drejtpërdrejtë e lidhur me disa incidentet që kanë ndodhur, por shtoi se takimet e tilla informative mund të kontribuojnë për zgjidhjen e qetë të situatave konfliktuoze.
Ministri Ristovski bëri thirrje në qetësi pas serisë së incidenteve në autobusat e NPK-së






Pas serisë së incidenteve që kanë ndodhur në stacionet e autobusave dhe në autobusat e NPK-së, ministri i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovski bëri thirrje për qetësimin e situatave dhe paralajmëroi ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme.

"Ne si Qeveri do të vazhdojmë t'i realizojmë aktivitetet e tilla edhe në periudhën e ardhshme me qëllim që të sigurohet zgjidhje sa është e mundur më e thjeshtë dhe më e tërësishme të cilitdo kontest ose problem, e në këtë rast të reflektuar në disa incidente të vogla", deklaroi Ristovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas takimit informativ për rolin e grave në parandalimin e konflikteve dhe zgjidhjes së qetë të situatave konfliktuoze.

Ai tha se ngjarja e sotme nuk është drejtpërdrejtë e lidhur me disa incidentet që kanë ndodhur, por shtoi se takimet e tilla informative mund të kontribuojnë për zgjidhjen e qetë të situatave konfliktuoze.

Ristovski thotë se nuk mund të japë vlerësim nëse incidentet janë inicuar nga dikush se jo.

Kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski thotë se Qyteti i Shkupit vazhdimisht dhe intensivisht i ndjek ngjarjet dhe se për këtë qëllim në NPK "Shkup" është ngritur niveli i mobilitetit.

"Janë përforcuar kontrollet në autobusa dhe rreth autobusave. janë bërë koordinime me kryetarët e komunave në Qytetin e Shkupit, ndërsa po koordinohemi edhe me MPB-në për veprim parandalues dhe për gjetjen e kryerësve", tha Trajanovski.

Publikuar: 09.03.2012 | 15:49
Lexuar: 1147 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime