E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në javën kur Shqipëria u konsiderua nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një vend tranzit për kalimin e drogës dhe prodhues i drogërave të lehta si kanabis, forcat e rendit kanë lëshuar një seri aksionesh që kanë përfunduar me bllokimin e disa sasive të konsiderueshme të narkotikëve.
Kakavijë, sekuestrohen 15 kg marijuanë









Policia kufitare e Kakavijës njoftoi arrestimin e një personi dhe sekuestrimin e 15.4 kilogramëve marijuanë, me destinacion Greqinë.

Sipas informacioneve të fundit lënda narkotike u gjet në mjetin tip benz me targa AA 473 CF, ndërsa drejtuesi i makinës Ervis Myrtaj, banues në Fier u prangos menjëherë.Droga ishte marre ne Patos dhe do dergohej ne Janine, nderkohe qe policia e Gjirokastres njoftoi homologet greke te Janines per te arrestuar pritesin e mallit.

Policia sqaron se Myrtaj punonte me makinën e tij si shërbim taksi në linjën Fier-Athinë.

Operacioni antidrogë, një në praga, dy në kërkim

Një person është ndaluar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pas një operacioni antidrogë të lëshuar nga policia e Tiranës, mëngjesin e ditës së diel.

Policia e kryeqytetit ishte ajo që konfirmoi se ka ndaluar shtetasin 25-vjeçar, Alfred Allajbeu dhe se ka shpallur në kërkim dy ortakët e tij në shpërndarjen e drogës. i riu u ndalua në flagrancë në një local në rrugën “Fortuzi”, në kryeqytet, ndërsa në cilësinë e provës materiale, atij iu ndaluan edhe 600 gramë heroinë e pastër.

Sipas të dhënave të para, Allajbeu ishte pjesë e një grupi kriminal që merrej me tregëtimin e drogës në zonën përreth bulevardit Ahmet Zogu I. Detaje të mëtejshme rezervohen për momentin, pasi operacioni është ende në vazhdim.

Në javën kur Shqipëria u konsiderua nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një vend tranzit për kalimin e drogës dhe prodhues i drogërave të lehta si kanabis, forcat e rendit kanë lëshuar një seri aksionesh që kanë përfunduar me bllokimin e disa sasive të konsiderueshme të narkotikëve.

Ditën e premte, në qytetin e Durrësit, një trafikant u ndalua pas një shkëmbimi zjarri së bashku me shtatë kilogramë heroinë.

Më parë gjatë javës, autoritetet italiane ndaluan një motoskaf të fuqishëm që transportonte 1,7 tonë marijuanë nga Shqipëria për në vendin fqinj. Të pesë shtetasit shqiptar që ndodheshin në brendësi të mjetit u prangosën nga policia.

Publikuar: 12.03.2012 | 14:26
Lexuar: 907 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime