E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ai deklaroi se do të angazhohen për marrjen e udhërrëfyesit në të ardhmen e afërt dhe ritheksoi angazhimin për qasje konstruktive në zbatimin e ligjit dhe vendosjen e rendit në veri të Republikës së Kosovës.
Rexhepi: Do i shtojmë angazhimet rreth procesit për liberalizim





Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi deklaroi se Qeveria e Republikës së Kosovës do të shtojë angazhimet dhe kapacitetet në zbatimin e të gjitha obligimeve që dalin nga procesi i liberalizimit të vizave.

Ai deklaroi se do të angazhohen për marrjen e udhërrëfyesit në të ardhmen e afërt dhe ritheksoi angazhimin për qasje konstruktive në zbatimin e ligjit dhe vendosjen e rendit në veri të Republikës së Kosovës.

Rexhepi këto komente i bëri gjatë një takimi me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar

Në këtë takim u diskutua për procesin e liberalizimit të vizave, sundimin e rendit dhe ligjit, me theks të veçantë ne veri të Republikës së Kosovës dhe mbështetjen që Bashkimi Evropian i ofron Kosovës në këtë drejtim, nëpërmjet mekanizmave të saj që veprojnë në Kosovë.

Ndërkaq përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, vlerësoi progresin e arritur dhe theksoi se pas vendimeve të marra në Bruksel, për avancimin e perspektivës Evropiane të Kosovës, duhet të vazhdohet me ndërmarrjen e reformave dhe arritjen e progresit në mënyrë që Kosova të zë hapin e shteteve tjera të rajonit, në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, thuhet në një njoftim të MPB-së.

Publikuar: 13.03.2012 | 14:36
Lexuar: 741 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime