E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Lulishten e "Vëllezërve Frashëri" harqet, muzika klasike dhe stendat e librave, do të jenë edhe nesër, duke filluar nga ora 10:00. Ndërsa këngëtarë e grupe të njohura të muzikës moderne si, "Produkt 28"; Orinda Huta; Era Rusi; Ariela Krasniqi; Kelly etj do të performojnë në skenën e urës së madhe.
Dita e Veres: Festime te medha







Kremtohet sot për të 7- in vit radhazi Dita e Verës në kryeqytet. Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me organizatorët kanë përgatitur aktivitete të shumëllojshme për festimin e kësaj dite.

Do të jenë këngët dhe vallet e ansamblit "Tirana", prologu i kësaj feste të cilët prej orës 10:00 do të mbushin me tingujt e tyre gjithë bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

"Pas një dimri të gjatë, Tirana ashtu si dhe qytete të tjera në mbarë vendin feston "Ditën e Verës". Shpresa dhe gëzimi për një të ardhme më të mirë e të begatë, ka krijuar shekuj më parë këtë festë që Bashkia e Tiranës, në 7 vitet e fundit, e sjell gjithmonë e më të hareshme për qytetarët e saj, por dhe vizitorët nga e gjithë Shqipëria" - ka deklaruar Joana Bushi drejtore e Marrëdhënieve me Publikun.

Më tej ajo ka zbardhur detajet dhe aktivitetet e ndryshme për të rinjtë por sidomos fëmijët, të cilët janë ata që gëzojnë më shumë në festa të tilla. Fëmijët, do të gjejnë koncertet e tyre të dashura, Xhaxhi Piktorin dhe shumë lojëra të tjera përgjatë bulevardit.

Në Lulishten e "Vëllezërve Frashëri" harqet, muzika klasike dhe stendat e librave, do të jenë edhe nesër, duke filluar nga ora 10:00. Ndërsa këngëtarë e grupe të njohura të muzikës moderne si, "Produkt 28"; Orinda Huta; Era Rusi; Ariela Krasniqi; Kelly etj do të performojnë në skenën e urës së madhe.

Zona pedonale e Bllokut do të ofrojë shumë argëtim e surpriza për të rinjtë. Bashkia e Tiranës veç ballokumeve të Elbasanit do ofroi falas për qytetarët edhe verore. "Dita e Verës" në Tiranë, nuk është më vetëm një arenë gjigante argëtimi, por edhe një vend ku të gjithë të interesuarit mund të informohen për tendencat më të fundit të modës dhe estetikës.

Për arsye të festimeve për Ditën e Verës, sot bulevardi "Dëshmorët e Kombit" do të jetë i bllokuar, ndaj Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve si dhe mbështetjen e Policisë Rrugore, për mbarëvajtjen e këtij eventi të rëndësishëm.

Publikuar: 14.03.2012 | 15:08
Lexuar: 3117 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime