E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Madje ata këshillohet që të merren patjetër në punë dhe të mos mendohet asnjëherë heqja e tyre, kundrejt zëvendësimit me personel të ri në moshë.
Studimi: 50-vjeçarët, më adaptë se të rinjtë për punë





E kush tha se të rinjtë duhen marrë patjetër në punë, pikërisht për faktin se janë të tillë? Në Gjermani për shembull, një studim i fundit i kryer nga ministria e Punës, ka treguar se personat 50-vjeçarë janë më të përshtatshëm për punën se sa të rinjtë.

Madje ata këshillohet që të merren patjetër në punë dhe të mos mendohet asnjëherë heqja e tyre, kundrejt zëvendësimit me personel të ri në moshë.

Kjo pasi rezultatet e studimit në fjalë, treguan se rritja e produktivitetit të kompanisë, të paktën në nivel 2 për qind, shkaktohet nga rritja e numrit të punëtorëve që janë mes moshës 45 dhe 50 vjeç.
Një fakt i tillë argumentohet nga ekspertët gjermanë me faktin se kjo moshë është në fakt një garanci e kompetencës, përgjegjësisë dhe fleksibilitetit.

Sipas tyre, kompetenca rrjedh qartë nga përvoja se këta punëtorë të grumbulluar gjatë viteve, kanë arritur që të trajtojnë çështjet komplekse, kanë përgjegjësi të pjekur të kalitur nga mosha si edhe fleksibilitet duke pasur familje me fëmijë të rritur, që i kërkojnë më pak, e kësisoj janë edhe më të disponueshëm për të lëvizur.

Përveç kësaj, ata nuk kanë aspirata për karrierë, siç është rasti për të rinjtë që duhet të garantojnë një të ardhme. E në këtë mënyrë, nuk krijojnë probleme për arritjen me çdo kusht të saj, duke shfaqur konflikte të ndryshme.

Publikuar: 16.03.2012 | 15:36
Lexuar: 934 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime