E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pas marrjes së çmimit, kreu i LSI-së, Ilir Meta tha se; “Jam krenar që Shqipëria ka ushtruar gjithnjë një politikë të jashtme konstruktive ndaj fqinjëve të saj, duke kontribuar konkretisht për një rajon më të mirë.”
Politika e jashtme, Meta vlerësohet me çmim







Për kontributin e tij pozitiv dhe real në mbarëvajtjen e politikës së jashtme të Shqipërisë dhe për ndikimin e tij personal dhe institucional për forcimin e marrëdhënieve të mira rajonale dhe të fqinjësisë së mirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta u vlerësua me Çmimin Ndërkombëtar si “Personaliteti më Pozitiv për Politikën e Jashtme gjatë vitit 2010”, nga Instituti për Studime Ballkanike dhe Lindjen e Mesme IFIMES me qendër në Ljubljanë.

Meta po qëndron për një vizitë dy ditore në Slloveni, ndërsa gjatë ceremonisë me rastin e 10 vjetorit të krijimit të Institutit IFIMES në Ljubljanë, çmimi iu dorëzua Metës nga Stjepan Mesiç, ish President i Kroacisë, njëkohësisht President Nderi i IFIMES.

Z. Meta u vlerësua si personaliteti më pozitiv për vitin 2010, në kohën kur ishte Zv. Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme, duke vlerësuar vizionin e Metës në krye të diplomacisë shqiptare si një personalitet politik me peshë në rajon dhe me synim të qartë për të krijuar një rajon më të hapur, më pozitiv dhe më të integruar.

Pas marrjes së çmimit, kreu i LSI-së, Ilir Meta tha se; “Jam krenar që Shqipëria ka ushtruar gjithnjë një politikë të jashtme konstruktive ndaj fqinjëve të saj, duke kontribuar konkretisht për një rajon më të mirë.”

Ai shtoi se, konstruktiviteti i Shqipërisë buron së pari nga pesha dhe përgjegjësia që ne kemi në rajon, duke qene të rrethuar nga Shqiptarë jashtë kufijve tanë, dhe së dyti, sepse ne i kemi shërbyer gjithnjë interesit tonë kombëtar me pragmatizëm.

Instituti për Studime Ballkanike dhe Lindjen e Mesme (IFIMES), me qendër në Ljubljanë – Slloveni, mbledh dhe përzgjedh informacione të ndryshme nga zonat e konfliktit kryesorë në botë. Bazuar në informacionin e përzgjedhur, Instituti analizon marrëdhëniet reciproke midis palëve me qëllim për të promovuar rëndësinë e zgjidhjes së konflikteve.

Publikuar: 20.03.2012 | 19:32
Lexuar: 1154 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime