E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Angazhimet tona të deritanishme, theksoi minsitri, udhëhiqen nga qëllimet dhe parimet e Konventës kornizë të KB-së për ndryshiemt klimatike. Ai pret që me nënshkrimin e Memorandumit të thellohet bashkëpunimi i ndërsjelltë, mbështetja e brendshme dhe bashkëpunimi me institucione dhe organizata të tjera.
Nënshkruhet Memorandum për bashkëpunim ndërmjet MMJPH-së dhe Kryqit të Kuq
- Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Kryqi i Kuq sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim, me të cilin do t'i ndihmohet popullatës përmes ndërmarrjes së masave parandaluese për ulje të ndjeshmërisë gjatë temperaturave ekstreme të larta dhe të ulta.

Përmes dokumentit pritet të ngritet vetëdija publike dhe edukimi i popullatës dhe ofrimi i ndihmës për institucionet dhe organizatat e interesit publik.

"MMJPH është organ përgjegjës i administratës shtetërore për koordinimin e aktiviteteve në sferën e ndryshimeve klimatike. Por, për ulje dhe adaptim ndaj ndryshimeve klimatike, është i domosdoshëm aktiviteti i koordinuar dhe gjithpërfshirës me kyçjen e të gjitha institucioneve relevante dhe resurseve të disponueshme", tha ministri i resorit, Abdilaqim Ademi pas nënshkrimit të Memorandumit.

Angazhimet tona të deritanishme, theksoi minsitri, udhëhiqen nga qëllimet dhe parimet e Konventës kornizë të KB-së për ndryshiemt klimatike. Ai pret që me nënshkrimin e Memorandumit të thellohet bashkëpunimi i ndërsjelltë, mbështetja e brendshme dhe bashkëpunimi me institucione dhe organizata të tjera.

Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti tha se pritet që me Memorandumin të avancohet bashkëpunimi i deritanishëm me MMJPH-në.

"Kryqi i Kuq në periudhën e fundit, lartë në agjendën e vet të veprimit i ka çështjet lidhur me ndryshimet klimatike të cilat shkaktojnë probleme dhe pasoja shëndetësore dhe humanitare si dukuri", theksoi Saiti.

Publikuar: 21.03.2012 | 16:55
Lexuar: 1044 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime