E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

I lindur në vitin 1944 në Johanesburg, ka zhvilluar aftësitë krijuese në apartheidin dhe si autor i është kushtuar padrejtësisë dhe realiteti të brishtë të të zinjve dhe kulturës së tyre.
Poeti afrikanojugor Mongani Vali është fitues i










Poeti afrikanojugor Mongani Vali Seroti është fituesi i sivjemë i "Kurorës së artë" të Mbrëmjeve të 51-ta Strugane të poezisë, kumtoi sot në konferencën për media kryesia e festivalit.

I lindur në vitin 1944 në Johanesburg, ka zhvilluar aftësitë krijuese në apartheidin dhe si autor i është kushtuar padrejtësisë dhe realiteti të brishtë të të zinjve dhe kulturës së tyre.

"Për mua është nder dhe privilegj që manifestimi juaj ka marrë vendimin të më dekorojë me çmimin prestigjioz "Kurorë e artë"..... Jetoni në një vend shumë të bukur dhe historik si dhe shumë iluminist, ndërsa çmimi vërtet është prestigjioz duke vlerësuar sipas asaj se cilët kanë qenë fituesit e deritanishëm. E vërtetë është se Maqedonia konsiderohet si kryeqendër poetike botërore. Jam i sigurt se ardhja ime këtu do të jetë e veçantë dhe përvojë e vazhdueshme dhe gjithashtu do të më pasuroj mua si personalitet, ka shkruar laureati në fjalimin e tij me rastin e marrjes së çmimit.

Udhëheqësia e MSP-së e kumtoi edhe fituesin e çmimit "Urat e Strugës" për poetin më të mirë debutant, të cilin festivali e ndan së bashku me UNESKO-n. Ai çmim do t'i përkasë poetit francez Fransoa Ksavie Merg, i lindur në vitin 1982.

Publikuar: 22.03.2012 | 14:59
Lexuar: 1204 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime