E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në takim u këmbyen mendime dhe sugjerime edhe për zgjerimin e lokacionit të deponisë, kushtet për grumbullimin e mbeturinave, kushtet për pagesë, obligimet e komunave dhe rajonit planor në tërësi, si dhe obligimet e ofertuesve, përkatësisht koncesionerëve potencial.
Takim i ministrit Ademi me kryetarët e komunave nga Rajoni planor juglindor








Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi sot pasdite në Strumicë mbajti takim me kryetarët e komunave nga Rajoni planor juglindor.

Gjatë takimit u bisedua për kushtet e definuara në modelin e marrëveshjes koncesionuese, si pjesë nga dokumentacioni i tenderëve në fazën e tretë dhe të fundit të Dialogut konkurrues për ndarjen e koncesionit për menaxhim me mbeturina të ngurta në Rajonin planor juglindor, kumtoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Kryetarëve të komunave iu prezantuan kërkesat dhe sugjerimet për dokumentacionin e tenderëve, të amrrë nga koncesionerët potencial, të cilat ishin parashtruar për shqyrtim dhe harmonizim ndërmjet dy palëve në kuadër të fazës së fundit të Dialogut konkurrues, përkatësisht në pjesën e negociimit dhe harmonizimit të kushteve për ndarjen e koncesionit.

Në takim u këmbyen mendime dhe sugjerime edhe për zgjerimin e lokacionit të deponisë, kushtet për grumbullimin e mbeturinave, kushtet për pagesë, obligimet e komunave dhe rajonit planor në tërësi, si dhe obligimet e ofertuesve, përkatësisht koncesionerëve potencial.

Sipas asaj që u kontrakua në takim, procesi i negociimit do të vazhdojë dhe deri në harmonizimin prëfundimtar të modelit të Marrëveshjes koncesionuese do të mbahen edhe disa takime.

Publikuar: 22.03.2012 | 21:56
Lexuar: 999 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime