E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tetova dhe tetovarët kaluan një mbrëmje të bukur koncertale me muzikë të zgjedhur. Takim Gjeneratash e takim breznish nëpërmjet këngës e valles së bukur shqipe.
Koncert i  Ansamblit të këngëve e valleve

Takim breznish nëpërmjet këngës e valles së bukur shqipe

Sadije Aliti


E premtja e parë pranverore e këtij viti shënoi edhe një mbrëmje koncertale të mrekullueshme në Pallatin e Kulturës në Tetovë. Në programin e kësaj mbrëmjeje si çdoherë u ndodhën këngë e valle të bukura që përmbanin një shkathtësi dhe ngrohtësi të ndërtuara mbi atë që publiku dëshiron të shohë e të dëgjojë, me tone të pastra të shoqëruara nga një editim i ngadalshëm dhe melodik.

Në këtë mbrëmje koncertale me veprat e tyre u prezantuan gjenerata e grupmosha më të reja që kanë formuar individualitetin, profilin e tyre si interpretuese dhe programi i preznetuar reflektoni ngrohtësi, fuqi dhe senzibilitet artistik. Vepra të bukura artistike me një inspirim të veçantë, bashkëpunojnë, ftojnë, grishin artdashësit në një sukses që inkurajon dhe të sjell bashkë me të edhe ethet e pranverës.

Tetova dhe tetovarët kaluan një mbrëmje të bukur koncertale me muzikë të zgjedhur. Takim Gjeneratash e takim breznish nëpërmjet këngës e valles së bukur shqipe. Eveniment kulturor për të shënuar 100 vjetorin e shtetit shqiptar. Ishin këta instrumentistët dhe muzikantët që shpalosën vlerat muzikore shqiptare.
Koncert i  Ansamblit të këngëve e valleve -Xheladin Zeqiri- nga Tetova

Ky gërshetim gjeneratash mblodhi gjeografinë shqiptare për shënimin e 100 vjetorit të Flamurit, në një Shqipëri, në Shqipërinë e madhe, Shqipërinë etnike, Shqipërinë natyrale.
Programi artistik solli këngë e valle nga çdo cep i Shqipërisë, i mblodhi bashkë në Tetovë.

Program I larmishëm I ekzekutuar në instrumente të ndryshme por edhe në interpretime të bukura e shtuan madhështinë e kësaj mbrëmje koncertale.

Interpretimi i himnit të flamurit shënoi hapjen e këtij evenimenti, për tu pasuar më tej me interpretime e valle të bukura shqiptare. Të gjitha trevat shqiptare u mblodhën në Tetovë për të shpalosur bukurinë e këngës e valles shqiptare të ruajtur e të përcjellur ndër shekuj ndër brezni.

Ky koncert dëshmoi se Tetova e tetovarët dinë të çmojnë të bukurën, dinë të çmojnë vlerën dhe arritjet më të shënuar të vlerave muzikore shqiptare, nuk njohin ngjyra politike për kulturën në përgjithësi.
Koncert i  Ansamblit të këngëve e valleve -Xheladin Zeqiri- nga Tetova

Një program i larmishëm me muzikë orkestrale, zurla e tupana argëtoi publikun e shumtë që ishte tubuar në këtë aktivitet kulturor.

U bartën e u përcollën eksperiencat, nga ata që nisën punën e Shoqërisë kulturo-artistike “Xheladin Zeqri”që tani më dekada me radhë ka lënë gjurmë në kulturën shqiptare. Një program dedikuar për të gjithë moshat e qytetarëve të Tetovës për të shënuar këtë vit jubile të 100 vjetorit të shtetit shqiptar.
Në kaudër të komunës së Tetovës, manifestimin e përshëndeti Iljaz Halimi, përgjegjës i sektorit për veprimtari publike.

“Ndihem krenar në këtë skenë artistësh në Tetovë, qytetin e lirisë së shqiptarëve, qytet i kulturës shqiptare, kënga çame, kënga kosovare dhe ajo e trevave të shqiptarëve në Maqedoni, artistë të vërtetë sepse në manifestime të këtilla ngrihet lartë kultura shqiptare, rruga e artit që na çon përpara”-tha Agim Cejku, i emocionuar në përmbyllje të këtij aktiviteti.

Këngë të bukura interpretuan artistë nga gjenerata më e vjetër si: Nijazi Thaci- “Një lulishtë me trandofila”, Bajramli Idrzi-potpurri të knëgëve me motive tetovare, Vëllezërit Sejdiu- “Udhës së shulanit bre djal”, Akush Hamidi.

Pastaj në skenë u ngjitën artistë nga gjenerata më e re, si: Agnesa Nuredini-“Tuman Kuqe”, Arbra Mehmeti-“Vallci i dashurisë”, Besarta Muretzani- “A kanë ujë ata burime”, dueti Jetmir Rexhepi-Elita Ziberi- “Kur nuk jemi bashkë ne të dy”.

Grupi i grave për këngë e valleve të vjetra qytetare “Teuta” para publikut preznetoi këngët: “Kur e përcolla ylberin” dhe “Vijnë vaporta moj nane”.
Koncert i  Ansamblit të këngëve e valleve -Xheladin Zeqiri- nga Tetova

Valltarët e rinj të Ansamblit të Këngëve e Valleve “Xheladin Zeqirit” luajtën vallet:”Vallja e Kaçëkeve”, “Vallja e fluturave”, “Shqiponjat në festë”, “Festa tetovare”.
Udhëheqës artistik Jetmir Rexhepi, udhëheqës i Orkestrës Jeton Pustina, koreoraf i valleve Remzi Matoshi. Në mesin e mysafirëve ët shumë i pranishëm ishte edhe Fehmi Shaqiri, koreograf nga Shqipëria që la gjurmë pune në këtë shoqëri tetovare.

Ky mesazh përcillet çdo kund, në çdo rast dhe në çdo skenë. Këta artistë bëjnë kultivimin e mirëfilltë muzikor, kultivimin me dinjitet të traditës muzikore shqiptare,promovimin e një ngjyre tingullore të qëndrueshme dhe ruajtjen e identitetit muzikor të shqipes.
Koncert i  Ansamblit të këngëve e valleve -Xheladin Zeqiri- nga Tetova
Koncert i  Ansamblit të këngëve e valleve -Xheladin Zeqiri- nga Tetova

Publikuar: 25.03.2012 | 20:01
Lexuar: 2617 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime