E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në ishullin më të madh të liqenit-Olkhon (me sipërfaqe 730 metra katrorë) u zbulua një vendosje e lashtë gurësh pa kurrfarë materiali bashkues midis tyre. Ky ndërtim me gjatësi prej 300 metrash pret mespërmes kepin që hyn në ujë.
Liqeni i Bajkalit, sa i lashtë aq edhe misterioz









Liqeni i Bajkalit që ndodhet në pjesën jugore të Siberisë Lindore. Eshtë një nga rezervuarët më të mëdhenj në botë me ujë të ëmbël. Rezervat e këtij liqeni përbëjnë 20% të të gjitha rezervave të ujit të ëmbël në planet.

Ai ekziston tashmë që prej rreth 30 milionë vitesh, dhe pavarësisht nga të gjitha përpjekjet që ndërmarrin shkencëtarët për zbulimin e mistereve të tij, Bajkali pa kurrfarë dëshirë ndan me ta sekretet e veta.

Në ishullin më të madh të liqenit-Olkhon (me sipërfaqe 730 metra katrorë) u zbulua një vendosje e lashtë gurësh pa kurrfarë materiali bashkues midis tyre. Ky ndërtim me gjatësi prej 300 metrash pret mespërmes kepin që hyn në ujë.

Shkencëtarët mendojnë se ky konstruksion i përket kulturës së moçme të kurikanëve të periudhës së shekujve V-X, por prova të sakta në konfirmim të kësaj hipoteze nuk ka deri tani.

Ndoshta ai ka qenë ndonjë objekt i destinacionit kulturor i ndërtuar rreth vendit të shenjtë-në favor të këtij versioni flasin vendvarrimet e lashta të zbuluara prej arkeologëve përtej murit.

Sipas një versioni tjetër këto fortifikime shërbenin për mbrojtjen nga armiqtë: nga ana lindore e murit duken fare qartë gjurmët e hendekut që rrethon rrënojat e një kështjelle tejet të lashtë dhe gurët petashuqë dymetërsh të ngulur vertikalisht në tokë, të cilët ka shumë mundësi të shërbenin për mbrojtjen nga sulmet e armiqve.

Kepi Burhan është kartëvizita e liqenit Bajkal. Pa fotografitë e tij nuk bën dot as edhe një album fotografik. Por kurioziteti kryesor, vendi më interesant i tij, është shkëmbi me dy maja prej gurë mermeri të bardhë i mbuluar i tëri me liken të kuq flakë. Ai quhet shkëmbi-Shaman dhe vlerësohet si një nga 9 shenjtorët e Azisë.

Publikuar: 26.03.2012 | 13:11
Lexuar: 3947 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime