E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qëllimi i këtij manifestimi është që fëmijët të njihen me sportin dhe olimpizmin. Sporti Lojërat Olimpike Verore janë rast për shoqërim dhe argëtim, pra qëllimi kryesor është ngritja e kulturës dhe më pas në plan janë arritja e rezultateve
Sporti  dhe Olimpizmi shoqërojnë








Në komunën e Bërvenicës u zhvillua projekti për promovimin e Olimpizmit

Shaban Sinani

Lojërat Olimpike Verore “Londra 2012” ishin shkaku për organizimin e një manifestimi sportiv që ka të bëjë me shoqërim dhe zbavitje, ku për qëllim ka ngritjen e vetëdijes kulturo-sportive e më pas edhe arritjen e rezultateve. Komuna e Bërvenicës është e përfshirë në projektin e promovimit të sportit dhe olimpizmit që organizohet nga Shkollat e hapura zbavitëse të futbollit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Maqedonisë dhe Këshillin Britanik dhe komunat Bërvenicës, Kavadarit, Shtipit dhe qytetit të Shkupit. Ishte ky ngjarja e tretë që u organizua ku merrnin pjesë afro 130 fëmijë nga të gjitha vendbanimet e Komunës së Bërvenicës . “Qëllimi i organizimit të këtij manifestimi është që të promovohen Lojërat Olimpike Verore që kësaj radhe mbahen në Londër me moton “Londra 2012” si dhe fëmijët të njihen me lojërat olimpike dhe para olimpike që nënkupton se sporti nuk s’ka kufi por në plan të parë janë shoqërimi dhe zbavitja” tha Cene Aleksandrovski nga Shkolla e hapur zbavitëse.
Të hapur këtë manifestime shpalli kryetari i komunës së Bërvenicës Enver Pajaziti i cili me këtë rast tha:”Për rëndësinë e këtij evenimenti nuk ka nevojë të flitet nga vet fakti se para nesh gjenden fëmijë nga 11 vendbanime të komunës me përbërje të përzier etnike, drejtorët e shkollave, arsimtarët, mysafir nga rajonet tjera të Maqedonisë, me një fjalë Maqedoni në miniaturë ose Mini Olimpiadë”.
Para të pranishmëve me fjalë përshëndetëse u paraqitë edhe përfaqësuesja e Këshillit Britanik zonja Svetlana Neftenova, e cili tha se “Ju dëshiroj një ditë të mirë me aktivitete të shumta sportive dhe shpresojë se do të jeni të pranishëm edhe në lojën shpërblyese që për fëmijët dhe profesorët do të organizohet në manifestimit final që do të zhvillohet në Shkup me datën 21 maj. Ju ftojmë që të merrni pjesë edhe në Shkup ku shpresojmë se do të keni një ditë shumë të mirë”.

logo e  olimpiadës


Në realizimin e këtij projekti multi-etnik ku bënë pjesë edhe komuna e Bërvenicës, kanë marrë pjesë pesë arsimtar nga shkollat e kësaj komune ndërsa koordinator është profesori Nasuf Latifi, përvoja e të cilët ishte shumë e madhe për manifestim shumë të dobishëm për fëmijët të cilët tani kanë njohuri të madhe për Lojërat Olimpike këtë organizimi “Është një projekt multi etnik, në republikën e Maqedonisë marrin pjesë katër komuna, në mesin e të cilave është edhe komuna e Bërvenicës. Shkolla e hapur zbavitëse në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Maqedonisë dhe Këshillin Britanik organizojnë projektin që punohet më nxënësit e shkollave fillore të ciklit 9 vjeçar . Në këtë projektin marrin pjesë afro 130 nxënës së bashku me trajnerët gjegjësisht profesorët, ku zhvillohen lojëra të ndryshëm të ndara në gjashtë stacione, krejt që kanë të bëjnë me promovimin i lojërave olimpike që do të thotë se sporti dhe olimpizmi janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën

lojrat zbavitëse


Për në fund duhet të theksojmë se organizatorët për të gjithë fëmijët pjesëmarrës dhe arsimtarët e tyre kishin ndarë veshje dhe rekuizite sportive me emblemën e Lojërave olimpike. Manifestimi qendror do të mbahet me 21 maj në qytetin e Shkupit ku pos organizatorëve do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga katër komunat ku realizohet projekti
manifestimi Bërvenicë
Sporti dhe olimpizmi
Olmpizmi
pjesëmarrësit

Publikuar: 03.04.2012 | 22:21
Lexuar: 1680 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
sara (10/04/2012 15:40:46) foto te bukura
SARA (19/05/2012 13:25:04) fotot jane te bukura. Apo jo?

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime