E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ivanov do të jetë një nga folësit kryesor në konferencën e Aleancës së civilizimeve, që nesër do ta hapë kryesuesi me Komitetin koordinues nacional për Aleancën, Bekir Karliga.
Ivanov në Stamboll në konferencën e Aleancës së civilizimeve dhe të Samitin ekonomik euroaziatik




Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov prej sot do të qëndrojë për vizitë disaditëshe në Stamboll, ku do të marrë pjesë në konferencën e Aleancës së civilizimeve me temë "Paqja ballkanike - vizion për ardhmërinë me mësime", si dhe në Samitin e 15-të ekonomik euroaziatik.

Ivanov do të jetë një nga folësit kryesor në konferencën e Aleancës së civilizimeve, që nesër do ta hapë kryesuesi me Komitetin koordinues nacional për Aleancën, Bekir Karliga.

Për paqen ballkanike, si vizion për ardhmërinë me mësime, do të diskutojnë mbi 200 pjesëmarrës, mes të cilëve konsuj të përgjithshëm në Stamboll, prefektë, përfaqësues të OJQ-ve, sektorit të biznesit, universiteteve, grupeve studentore...

Shefi i shtetit të Maqedonisë pasnesër në Stamboll do të ketë fjalim përshëndetës në hapjen zyrtare të Samitit të 15-të ekonomik euroaziatik. Kjo do të jetë pjesëmarrja e tij e tretë në forum, që tradicionalisht e organizon Fondacioni Marmara.

Tema kryesore të forumit treditor janë ekonomika, ekologjia dhe zhvillimi i qëndrueshëm, me theks në periudhën pas krizës ekonomike, energjia - inovacionet teknologjike dhe ardhmëria e energjisë së gjelbër, si dhe dialogu interkulturor - kultura e paqes.

Në agjendën e firumit, të enjten është takimi i presidentëve, që do të mbahet në Izmir. Presidentë aktual dhe të mëparshëm do të diskutojnë në temën "Qyteti, varfëria dhe papunësia", ndërsa fjalim do të ketë edhe presidenti i Maqedonisë. Ngjarja organizohet në bashkëpunim me Odën ekonomike të Izmirit.

Gjatë Forumit të 15-të ekonomik euroaziatik do të mbahet sesioni i grave "Gratë në vitin 2012 - Gjurmim pas ardhmërisë", ku do të flasë bashkëshortja e presidentit, Maja Ivanova.

Në Forumin ekonomik euroaziatik, organizatori i të cilit shënon jubileun e bronztë, është paralajmëruar pjesëmarrja e katër presidentëve aktualë dhe nëntë të mëparshëm të shteteve nga rajoni dhe Evropa, 27 ministrave, parlamentarëve, ambasdorëve...

Publikuar: 09.04.2012 | 09:59
Lexuar: 705 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime