E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Donacioni nga përpunuesi kryesor i qumështit në rajonin e Maleve të Sharrit përbëhet nga tre kilogramë pako familjare me prodhime qumështore me cilësi të lartë (djath, kaçkavall, djath i rrahur dhe ajkë) prodhuar me teknologji më bashkëkohore në mënyrë tradicionale.
Njëqind familje të varfëra do të marrin pako me prodhime ushqimore nga









Në prag të festave të Pashkëve, kompania Ekosharr-Tetovë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë do ta pasurojë tryezën e 100 familjeve të varfëra nga Shkupi.

Donacioni nga përpunuesi kryesor i qumështit në rajonin e Maleve të Sharrit përbëhet nga tre kilogramë pako familjare me prodhime qumështore me cilësi të lartë (djath, kaçkavall, djath i rrahur dhe ajkë) prodhuar me teknologji më bashkëkohore në mënyrë tradicionale.

Ndihma përmes Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit në bashkëpunim me organizatat komunale të Kryqit të Kuq do t'u ndahet 100 familjeve të varfëra të cilat jetojnë në territorin e kryeqytetit. Me këtë donacion "Ekosharr" e tregon përgjegjësinë shoqërore dhe kujdesin për konsumatorët e vet, duke paralajmëruar fillim të aktiviteteve për përmirësim të gjendjes në shoqëri dhe ngritje të cilësisë së jetës së qytetarëve.

Ndihmat për familjet do t'i ndajnë drejtori i "Ekosharr"-it, Kasam Zendeli dhe sekretari i prëgjithshëm i Kryqit të Kuq të RM-së, Sait Saiti në hapësirat e Shtëpisë së organizatave humanitare "Dare Xhambaz".

Publikuar: 11.04.2012 | 12:40
Lexuar: 1112 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime