E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shfaqja është pjesë e projektit shumëvjeçar për antidiskriminim e Avokatit të Popullit në Republikën e Maqedonisë, kësaj radhe i mbështetur nga ambasada holandeze dhe Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë.
Shfaqja









Në teatrin shqiptar në Shkup sonte do të mbahet premiera e dytë e shfaqjes "Të njëjtë në mënyrë të ndryshme", kësaj radhe në gjuhën shqipe, me tekst të Venko Andonovski, në regji të Natasha Popllavskas.

Shfaqja është pjesë e projektit shumëvjeçar për antidiskriminim e Avokatit të Popullit në Republikën e Maqedonisë, kësaj radhe i mbështetur nga ambasada holandeze dhe Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë.

Produksioni i shfaqjes është i asociacionit artistik ART MEDIA nga Shkupi në bashkëpunim me Teatrin dramatik dhe shqiptar nga Shkupi

Nga zyra e Avokatit të popullit njoftojnë se shfaqja në Teatrin shqiptar do të ketë përkthim edhe në gjuhën maqedonase edhe në angleze.

Në shfaqjen "Të njëjtë në mënyrë të ndryshme" në skenën e Teatrit shqiptar do të performojnë aktorët Amernis Nokshiq - Jovanovska, Besfort Idrizi, Adem Karaga, Emine Kadriu, Blerim Dardhishta dhe Kalina Naumovska si mysafire e Teatrit dramatik nga Shkupi.

Publikuar: 11.04.2012 | 13:29
Lexuar: 1029 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime