E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Sonte ishte një ndeshje shumë e rëndësishme. Ne nuk luajtëm mirë, por nëse ne nuk do të fitonim atëherë përfundimisht mund të ishim jashtë garës për Scudetton”.
Trajneri i Milanit Allegri kritikon mediat






Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka kritikuar mediat pas fitores së mbrëmshme me rezultat 1-0 ndaj Chievos. Sulley Muntari shënoi të vetmin gol të ndeshjes me Milanin që i dha fund mungesës së fitoreve.

“Sonte ishte një ndeshje shumë e rëndësishme. Ne nuk luajtëm mirë, por nëse ne nuk do të fitonim atëherë përfundimisht mund të ishim jashtë garës për Scudetton”.

“Ne sollëm në shtëpi një rezultat vendimtar, pavarësisht se kishim aq shumë mungesa. Ne duhej të nxjerrim në fushë një 19-vjeçar dhe pamë Rodney Strasser, Gennaro Gattuso dhe Mario Yepes që u rikthyen në fushë në këtë ndeshje”, ka thënë Allegri në konferencën për media.

“Kritikat ndaj Milanit janë të tepruara. Çdokush pret ne të dështojmë, por fatmirësisht ne jemi kthyer sërish. Edhe kur ne ishim katër pikë avantazh kishte kampanja mediatike kundër nesh, pasi çdokush e dëshironte disfatën tonë”.

“Sonte djelmoshat ishin të aftë të qëndrojnë në garë për Scudetto. Disa tashmë e kanë organizuar funeralin tonë, por ne ende nuk kemi vdekur”, ka thënë Allegri.

Publikuar: 11.04.2012 | 13:45
Lexuar: 841 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime