E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në konferencën për shtyp me rastin e fillimit të provave të para, aktori Petrovci ka zbërthyer aspekte të sizheut të dramës, por edhe shfaq refleksionin e tij mbi gjendjen aktuale të teatrit në Kosovë.
“Kush më ka faj që jam shqiptar” sfidon mentalitetin tonë kulturor







Teatri profesional i Ferizajt “Adriana”, ia ka besuar aktorit Enver Petrovci ta hap sezonin e dramave për këtë vit.

Brenda një muaji pritet që publiku ferizajas të ketë mundësi ta shohë premierën e tragjedi-komedisë “Kush më ka faj që jam shqiptar”, me tekst dhe regji të vetë Petrovcit.

Në konferencën për shtyp me rastin e fillimit të provave të para, aktori Petrovci ka zbërthyer aspekte të sizheut të dramës, por edhe shfaq refleksionin e tij mbi gjendjen aktuale të teatrit në Kosovë.

“Në dramën time të shkruar më 1998, nëpërmjet tri fateve e nxjerri në pah pamundësinë e zhvillimit të karaktereve dhe të fateve të një profesori, të një këngëtari të operës si dhe të një kameriereje, që ka zë të bukur, të cilët i mbyt zhgënjimi nga pamundësia e realizmit të vetvetes”, sqaroi Petrovci.

Regjisori Petrovci ka përzgjedhë katër aktorë për t’i tipizuar karakteret e personazheve të dramës së tij: Edona Berishën, Burim Hysajn, Besim Ajetin dhe Artan Gecen.

Publikuar: 13.04.2012 | 14:38
Lexuar: 1099 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime