E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Deri më sot, ekzistojnë shumë teori rreth formës dhe pamjes së jashtëtokësorëve, por një kimist amerikan, Ronald Breslow, në një editorial në një revistë shkencore, vlerësoi se nëse ka forma të tilla jete, ato i ngjajnë… dinosaurëve, të pajisur me zgjuarsinë e njeriut.
Jashtëtokësorët janë dinosaurë!





Një teleskop i sapohedhur në hapësirë i “NASA”-s, “Kepler”, ka nisur fotografimin e galaksive në përpjekje të zbulimit të shenjave të jetës në planetet pranë nesh.

Teleskopi, i montuar në një satelit është më i fuqishmi i ndërtuar ndonjëherë dhe ekzistojnë shanse të mira që ai të hedhë dritë mbi shumë mistere dhe planete të identifikuar që më parë si të mundshëm për të patur jetë.

Deri më sot, ekzistojnë shumë teori rreth formës dhe pamjes së jashtëtokësorëve, por një kimist amerikan, Ronald Breslow, në një editorial në një revistë shkencore, vlerësoi se nëse ka forma të tilla jete, ato i ngjajnë… dinosaurëve, të pajisur me zgjuarsinë e njeriut.

Sipas Breslow, një formë jete e bazuar në aminoacidë lehtësisht të ndryshëm dhe reaksionet e sheqerit, nuk do të krijonte jashtëtokësorët me sy të mëdhenj dhe kohë si dardhë, të portretizuar në shumë filma e dokumentarë, por në mostrat gjigante, të pajisura me teknologji dhe forma komunikimi të stërholluara.

”Do të ishte shumë më mirë që të mos i takonim kurrë ato”, shkruante Breslow, i cili beson se jemi me shumë fat që një asteroid zhduku civilizimin e dinosaurve në Tokë, duke i dhënë mundësi gjitarëve që të mbizotëronin.

Sipas tij, nëse kjo nuk do të kishte ndodhur, dinosaurët do të kishin pasur rreth 70 mijë vite kohë për të evoluar, duke zhvilluar një zgjuarsi të ngjashme me njeriun e sotëm, por pa ndryshime të rëndësishme trupore.

Publikuar: 13.04.2012 | 15:21
Lexuar: 2049 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime