E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lista është bërë sipas lartësisë së pagës, rrezikut të mbetjes pa punë, ekspozimit ndaj stresit të madh dhe kushteve të vështira të punës, pastaj perspektivës së përparimit në karrierë si dhe angazhimit të madh fizik.
Gazetarët – Të pestët me punën më të keqe
Sivjet gazetarët për herë të parë u gjenden në vendin e dhjetë të profesioneve më të këqija në botë.

Sipas gazetës franceze Tribune, faqja amerikane e internetit "CareerCast" ka hartuar listën e profesioneve më të mira dhe më të këqija në botë sipas së cilës gazetarët gjenden në vendin e pestë me profesionin më të keq.

Lista është bërë sipas lartësisë së pagës, rrezikut të mbetjes pa punë, ekspozimit ndaj stresit të madh dhe kushteve të vështira të punës, pastaj perspektivës së përparimit në karrierë si dhe angazhimit të madh fizik.

Sipas kësaj liste, profesioni më i keq është ai druprerësit, prodhuesit e qumështit janë në vendin e dytë, ushtarët në të tretin, punëtorët në platformat e naftës në të katërtin, ndërsa gazetarët të të gjitha medieve- të shtypit, të radios e të televizionit- janë në vendin e pestë.

Në listën e punëve më të këqija në botë në vitin 2012 në vendin e gjashtë janë kamerierët, në të shtatin enëlarësit në restorante ndërsa në vendin e dhjetë janë kasapët.

Në majë të listës së profesioneve më të mira në këtë vit janë të punësuarit në sektorin e informatikës, pastaj analistët në kompanitë e sigurimeve dhe shefat e ngarkuar për burime njerëzore.

Të dy listat i ka botuar Wall Street Journal.

Publikuar: 14.04.2012 | 13:54
Lexuar: 900 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime