E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Natyrisht që e respektojmë Realin, pasi ata janë një skuadër që ka arritur shumë dhe ka një histori të jashtëzakonshme. Aktualisht madrilenët kryesojnë kampionatin spanjoll dhe janë një skuadër elitare. Është e rëndësishme që të zhvillojmë një lojë agresive dhe të luftojmë prej minutës së parë e deri në fund për të provuar shanset e kualifikimit”, deklaroi ai.
Bavarezët do të provojnë shanset






Dueli ndërmjet Bajernit të Mynihut dhe Realit të Madridit do të jetë një “sfidë elitare” dhe gjermanët kanë “shumë respekt” për kundërshtarët. Ky është qëndrimi I kapitenit të bavarezëve, Filip Lahm, përpara ndeshjes së parë në pesë vitet e fundit ndërmjet dy gjigandëve europianë. Sfida pritet të jetë e nxehtë, jo vetëm sepse në lojë është finalja, por edhe se në të kaluarën nuk kanë munguar emocionet dhe dhuna.

“Natyrisht që e respektojmë Realin, pasi ata janë një skuadër që ka arritur shumë dhe ka një histori të jashtëzakonshme. Aktualisht madrilenët kryesojnë kampionatin spanjoll dhe janë një skuadër elitare. Është e rëndësishme që të zhvillojmë një lojë agresive dhe të luftojmë prej minutës së parë e deri në fund për të provuar shanset e kualifikimit”, deklaroi ai.

Në anën tjetër, edhe trajneri i Bajernit, Jup Hejnkes e vlerëson kundërshtarin, por beson se skuadra e tij mund të arrijë rezultate të shkëlqyera në Champions.

“Në këtë gjysmëfinale luajnë dy skuadra me standarte të shkëlqyera dhe besoj se Bajerni ka treguar, mbi të gjitha gjatë këtij viti, se është në gjendje të arrijë rezultate të mëdha në Champions. Ne do ta rrezikojmë Realin, ashtu si presim që edhe ata të bëjnë të njëjtën gjë. Për këtë arsye, sfida do të jetë shumë interesante”, tha Hejnkes.
Hejnkes e ka drejtuar më parë Bajernin në një çerekfinale kundër Realit të Madridit, në vitin 1988, me gjermanët që u eliminuan me rezultatin e përgjithshëm 4-3. Dhjetë vjet më pas, Hejnkes e udhëhoqi Realin drejt triumfit të gjashtë Europian, plot 32 vjet pasi “merengues” kishin fituar titullin e pestë.

Publikuar: 17.04.2012 | 09:34
Lexuar: 928 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime