E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Bërvenicë takohen Rrufea-M– Gostivari ndërsa në Dibër Korabi – Drita . Të gjitha ndeshjet e zhvillohen të shtunën me fillim në orën 16:00.
Vëmendja  do të  përqendrohet në  Dibër  dhe  Bërvenicë




Liga e dytë: Zhvillohet java e 24-të



Sfidat e radhës në ligën e dytë republikane do të zhvillohen të shtunën kur janë caktuar të zhvillohen ndeshjet e javës së 24-të. Në këtë javë veçohen dy përballje si ato që zhvillohen në Dibër gjegjësisht në Bërvenicë. Në Dibër skuadra vendase Korabi është nikoqire e liderit në renditjen tabelore Drita të Bogovinës, në bazë të rezultateve të arritura në këtë kampionat kuptohet se bogovinasit janë favorite por në bazë të rezultateve në dy përballjet e fundit kundër Miravcit në Dibër gjegjësisht Gostivarit në cilësinë e mysafirit atëherë është rënd të prejudikohet se cila nga këto ekipet është në epërsi. Me gjithë është më e rëndësishme që kjo ndeshje të zhvillohet në frymën sportive dhe të fiton më i miri.
KF Rrufea-M


Një situatë e ngjashme është edhe në përballjen Rrufea-M - Gostivari, ndeshje kjo e cila ka rëndësi jetike për dy skuadrat për të ruajtur statusin e ekipit në ligën e dytë . Në taborin e miletinasëve janë optimist se edhe kundër Gostivarit do të vazhdojnë me lojë të mirë dhe efikase. “Nuk kmei alternativ tjetër pos të shënojmë fitore” tha kapiteni Buramedin Musai.
KF Gostivari


Skuadra e Gostivarit pas tre disafstave të njëpasnjëshme ka bërë disa ndryshime në stafin teknik. Trajner përgjegjës në ekipin Gostivarit tani është Toni Jakimovski, ndërsa Ilami Iseini mbetet në stafin teknik si ndihmës i tij. Gjithashtu Gostivari përsëri ka kthyer në ekipp edhe futbollistin Arben Nuhiu për të cilin akoma nuk dihet se a do të jetë në formacion në përballjen me ekipin Rrufea-M.
Këtë ndeshje do ta referojnë treshi i gjyqtarëve nga Tetova, Faton Mustafi, Nasuf Latifi dhe Nebojsha Gjeorgievski
Në javën e 24 takohen:
Pobeda Junior – Vëllazërimi
Pelisteri – Lokomotiva
Skopje – Makedonija Gj.P
Osogova - Ohri Lote
Tikveshi – Euromilk
Bellasica – Miravci
Rrufea-M – Gostivari
Korabi – Drita
Sh.S.

Publikuar: 20.04.2012 | 21:40
Lexuar: 1983 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime