E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Google Inc. pritet të bëjë publik ditën e martë projektin e saj të “gjuetisë së asteroidëve” në kërkim të materialeve të rralla që, sic thotë Google, do të prosperojnë jetën e njerëzimit dhe do të trefishonin GDP-në globale. (ndoshta një ide për t’i dhënë fund krizës financiare).
Misioni për shfrytëzimin e asteroidëve





Skenarët e filmave hollivudianë, ku njerëzimi pasi shteron burimet natyrore të jetesës në Tokë, vihet në kërkim të burimeve të reja në hapësirë, mund të bëhen realitet më shpejt nga sa e kemi menduar deri më tani.

Google Inc. pritet të bëjë publik ditën e martë projektin e saj të “gjuetisë së asteroidëve” në kërkim të materialeve të rralla që, sic thotë Google, do të prosperojnë jetën e njerëzimit dhe do të trefishonin GDP-në globale. (ndoshta një ide për t’i dhënë fund krizës financiare).

Projekti ka marrë mbështetjen e plotë të James Cameron, regjisori hollivudian i njohur dhe për pasionin e tij eksplorues dhe pritet që pas publikimit edhe online, të tërheqë të tjerë investitorë të fuqishëm.

Më shumë hollësi nga misioni do të publikohen nga Planetary Resources, kompania e ngritur nga Peter Diamandis dhe Eric Anderson.

“Toka është një thërrime në supermarketin e të mirave që ofron hapësira. Më në fund kemi teknologjinë e duhur për të tërhequr të mira materiale në dobi të njerëzimit, pa qenë nevoja të shkatërrojmë planetin tonë”, do të deklaronte Diamandis në një intervistë për Forbes në fillim të këtij viti.

Publikuar: 23.04.2012 | 10:22
Lexuar: 783 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime