E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

27-vjeçari i kombëtares çeke ndodhej në një diskotekë të Këlnit mbrëmjen e së dielës me disa lojtarë të tjerë të Bundesligës kur dy të rinj iu afruan duke e dhunuar fizikisht.
Gjermani, ultrasit i thyejnë hundën futbollistit






Michael Kadlec, mbrojtësi i Bayer Leverkusen, është sulmuar nga tifozë radikalë të Këlnit të cilët i kanë thyer hundën.

27-vjeçari i kombëtares çeke ndodhej në një diskotekë të Këlnit mbrëmjen e së dielës me disa lojtarë të tjerë të Bundesligës kur dy të rinj iu afruan duke e dhunuar fizikisht.

“U prezantuan si tifozë të Këlnit dhe më goditën menjëherë. Filloi të më rridhte gjak nga hundët dhe e dashura ime u shokua”, theksoi Kadlec për mediat gjermane.

Tashmë lojtari do të operohet në një nga spitalet e Këlnit, ndërsa presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit Wolfgang Niersbach e dënoi aktin: “Këta nuk janë tifozë, por kriminelë.”

Drejtori sportiv i Bayer Leverkusen, Rudi Voller, theksoi: “Është një dhunë që nuk e kam parë kurrë në 30 vite karrierë në botën e futbollit.”

Dy agresorët janë identifikuar si ultras të dhunshëm dhe me preceentë.

“Do të flasim me Kadlec për t’i kërkuar falje dhe për t’i shprehur keqardhjen tonë. Nuk është e mundur që lojtarët e ekipeve të tjera të mos lëvizin lirshëm në qytetin tonë”, deklaroi presidenti i Këlnit, Claus Horstmann.

Publikuar: 24.04.2012 | 13:30
Lexuar: 825 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime