E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nuk duhet pritur gjatë as për të mësuar zëvendësin e tij sepse lajmërimin e bën mënjehërë presidenti Rosell: “Tito Vilanova do të jetë trajneri i ri për sezonin e ardhshëm. Kemi besim se Tito do të dijë të cojë përpara projektin, idetë dhe trashëgiminë që Pep po na lë.
Tito Vilanova trajner i ri i Barcelonës











“Pep Guardiola nuk do të jetë më trajneri i Barcelonës për sezonin e ardhshëm”. Është ora 13:38 dhe lajmërimi që të gjithë prisninin ndodh në zemër të “Camp Nou”. Ai që e bën të ditur i pari është presidenti Sandro Rosell, me Guardiolën që gjendet në krahun e tij të djathtë, i nxirë në fytyrë. Kur Pep merr fjalën në sallë pllakos një heshtje surreale:

“Nuk është një situatë e lehtë për mua, do përpiqem të shpjegoj sesi ndihem. Kam qënë fillimisht lojtarë dhe më pas trajner i kësaj skuadre. Kjo ka qënë gjithmonë shtëpia ime. Katër vite janë një përjetësi në një skuadër të madhe si Barcelona. Më vjen keq nëse pasiguria ime për të ardhmen ka gjeneruar probleme por unë që në muajin tetor kisha shprehur vullnetin për t’u larguar”.

Pas largimit të Guardiolës duket se fshihet një ngarkesë e akumuluar psikologjike e lidhur dhe me presionin e vazhdueshëm për të fituar: “Jam i lodhur. Mendoj se ishte momenti i duhur për t’u larguar. Të drejtosh barcelonën do të thotë të jesh në 100 përqind gjatë gjithë vitit dhe cdo ditë.
Ikën Guardiola, skuadra i besohet Vilanovas

Trajneri duhet të jetë i fortë për t’i transmetuar ambjentit që e rrethon dhe skuadrës besimin për të cilën kanë nevojë. Nuk mund të bëj gjë tjetër, vecse të shpreh mirënjohjen time ndaj gjithë lojtarëve që kam drejtuar në këto katër vjet. Jam i kënaqur nga rezultat e arritura. Thuhet që lojtarët janë zemra e një ekipi dhe unë ndihem i privilegjuar që kam pasur shansin t’i drejtoj”.

Nuk duhet pritur gjatë as për të mësuar zëvendësin e tij sepse lajmërimin e bën mënjehërë presidenti Rosell: “Tito Vilanova do të jetë trajneri i ri për sezonin e ardhshëm. Kemi besim se Tito do të dijë të cojë përpara projektin, idetë dhe trashëgiminë që Pep po na lë. E zgjodhëm sepse ka vite që punon me Pep dhe për më tepër është pjesë e familjes së madhe të Barcelonës”. Por cfarë do të sjellë e ardhmja për Guardiolën? Për momentin duket se një vit pushim:

“Nuk kam dëshirë të kthehem të drejtoj një skuadër menjëherë. besoj se do të marrë një vit pushim”. Në fakt zgjedhje e logjikshme meqënëse kishte deklaruar se ndihej I lodhur pas katër vjetësh te katalanasit. Tashmë është në dorën e Tito Vilanuovas që të marrë përsipër përgjegjsitë e drejtimit të një skuadre spektakolare por dhe të destinuar që me futbollin e saj të kërkojë gjithmonë trofe.

Publikuar: 27.04.2012 | 17:24
Lexuar: 1996 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime