E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Çmimi i zakonshëm i qëndrimit në këtë kompleks në San Diego, i cili ka tri pishina dhe terrenin për golf, kushton 200 dollarë, por vetëm nëse keni diçka kundër nëse flini në tendë.
Vetëm 19 dollarë, në San Diego!
















Udhëheqësit e kompleksit luksoz hotelier, the Rancho Bernardo Inn, u kujtuan se si në këtë kohë të recesionit global të ofrojnë shërbime dhe çmime më të lira mysafirëve të vetë.

Çmimi i zakonshëm i qëndrimit në këtë kompleks në San Diego, i cili ka tri pishina dhe terrenin për golf, kushton 200 dollarë, por vetëm nëse keni diçka kundër nëse flini në tendë.

Ç’është e vërteta, mysafirëve iu ofrohet i ashtuquajtur ‘paketa për mbijetesë’ në kuadër të së cilës çmimi për dhomë zvogëlohet varësisht nga të gjitha ato që turistët nuk do t’i përdorin.

Kështu në këto 19 dollarë, nuk përfshihet kafjalli, ajri i kondicionuar, drita, letra e tualetit, çarçafët, madje as shtrati. Personeli do t’i heqë dyshekët në mënyrë që mysafirët në dhoma mund t’i shtrijë tendat e veta.

Të gjitha këto në fakt janë pjesë e fushatës reklamuese të hotelit, sepse drejtorët e tij shpresojnë se po këta mysafirë të njëjtë, të cilët shfrytëzojnë lirimin do të kthehen dhe atëherë do të paguajnë çmimin e plotë./express/

Publikuar: 22.08.2009 | 02:26
Lexuar: 2232 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime