E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Akademia, siç tha drejtoresha Aneta Arnaudovska, me sukses e realizoi trajnim-projektin për parandalim nga dhuna familjare i cili kryesisht është për nevojat e policisë, ndërsa praktikumi është përpiluar gjatë trajnimeve.
Promovohet praktikumi për veprim në raste të dhunës familjare








Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik sot promovoi "Praktikum për veprim në raste të dhunës familjare" të publikuar në kuadër të programit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara për përforcimin e kapaciteteve kombëtare për parandalim të dhunës familjare, financuar nga Mbretëria e Holandës dhe Fondi i KB-së për eliminimin e dhunës ndaj grave.

Praktikumi është vegël themelore gjatë veprimit në rast të dhunës familjare, ndërsa në të janë përshkruar kompetencat e të gjitha institucioneve kyçe në lidhje me këtë problematikë. Pritet t'u ndihmohet personave profesional të cilët punojnë me dhunën familjare për njohjen e kompetencave me të gjitha institucionet të cilat veprojnë në këtë pjesë.

Akademia, siç tha drejtoresha Aneta Arnaudovska, me sukses e realizoi trajnim-projektin për parandalim nga dhuna familjare i cili kryesisht është për nevojat e policisë, ndërsa praktikumi është përpiluar gjatë trajnimeve.

Bëhet fjalë për tetë punëtori njëditore, secila për sfera të ndryshme të SPB-së, ku kanë marrë pjesë 160 pjesëmarës prej të cilëve 115 nëpunës policor, gjykatës, prokurorë, bashkëpunëtorë dhe 15 përfaqësues nga qendrat për punë sociale.

Në promovimin e praktikumit morën pjesë edhe ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Punës dhe Politikës Sociale Gordana Jankullovska dhe Spiro Ristovski.

Ministrja informoi se vitin e kaluar në tërë zonën e shtetit janë regjistruar 593 vepra penale të kryera gjatë dhunës familjare, ndërsa janë paraqitur 600 kryerës, janë regjistruara 655 shkelje të këtij lloji që kundër një numri të këtillë janë paraqitur padi penale. Janë paraqitur 4.609 ankesa për të cilat ka vepruar polica, ndërsa sipas analizave të MPB-së, në 70 për qind të rasteve të paraqitura bëhet fjalë për vepër penale "shkaktim të lëndimeve trupore".

Jankullovska vlerëson se nuri i rritur i rasteve të paraqitura dhe ndihmës së kërkuar për rreth 23 për qind është falë inkurajimi të viktimave ta paraqesin dhunën, e jo të heshtin si më parë.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale beson se praktikumi do t'u ndihmojë organeve kompetente në kryerjen e obligimeve të përditëshme të punës.

"Dua ta theksoj përkushtimin e MPPS-së në sferën e parandalimit nga dhuna familjare, masat të cilat i ka ndërmarrë për sigurimin e ndihmës mbrojtjen dhe riintgrimin e viktimave. Dhuna në familje paraqet bazë për diskriminim dhe shkeljen e të drejtave themelore të njeriut, për të cilat shteti merr masat e përshtatshme për parandalim, ndaljen e dhunës në suaza të bashkëjetesës familjare dhe uljen e pasojave nga dhuna" tha Ristovski.

Ai theksoi se përgjigja adekuate e institucioneve ndaj dhunës familjare është efikase vetëm nëse ndërrmeret në momentin e ngjarjes dhe për këtë është i nevojshme mekanizëm për mbrojtje dhe ndihmë për viktimat e dhunës familjare të veprojnë në mënyrë të koordinuar me bashkëpunim të ndërsjellë, këmbimin e informatave dhe të dhënave.

Publikuar: 03.05.2012 | 15:32
Lexuar: 940 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime