E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga MPB thonë se personat e përmendur janë të njohur për policinë dhe se të njëjtit janë dënuar edhe paraprakisht për lloj të këtillë të veprave penale.
Në Sonjë të Epërme zbulohet një laborator i improvizuar për prodhimin e drogave sintetike






Një laborator i improvizuar për prodhimin e drogave sintetike policia të premten e zbuloi në një vikend-shtëpizë të një qytetari 49-vjeçar nga Shkupi në fshatin Sonje e Epërme, që është rasti i parë i këtillë në Maqedoni, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sektori për tregti të palejuar me droga në kuadër të Qendrës për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz dje e realizoi operacionin operativ "Kurora" lidhur me aktivitetet e grupit të organizuar kriminal nga Maqedonia i cili është marrë me tregti të paligjshme dhe prodhimin e drogave sintetike amfetaminë dhe metamfetaminë.

Me këtë rast, siç njoftoi MPB, janë konfiskuar 2.674 tableta amfetaminë dhe për herë të parë në rajonin e Maqedonisë është zbuluar një laborator i improvizuar për prodhimin e drogave sintetike.

Policia në bazë të njohurive të marra paraprake të STPD se një grup kriminal bashkëpunon me persona nga Bullgaria të involvuar në prodhimin e drogave sintetike, janë zbatuar masa për realizimin e rastit dhe dje gjatë bastisjes së vikend-shtëpizës së T.K. (49) nga Shkupi, në fshatin Sonje e Epërme është gjetur laborator i improvizuar kimik për prodhimin e drogave sintetike.

Në të janë gjetur më shumë gjëra në interes të shërbimit edhe atë, tre - katër litra prodhim final amfetaminë drogë sintetike në materie të lëngshme dhe në formë pluhuri, një kazan të improvizuar, i cili ka shërbyer për procesin e prodhimit të drogave sintetike, më shumë lloje të substancave kimike, acide, enë qelqi, epruveta, të cila gjësende janë shfrytëzuar në procesin e prodhimit të drogave sintetike.

Është bërë bastisje edhe në banesën e T.K. në lagjen Lisiçe e Re ku ka jetuar me qira, me ç'rast janë gjetur 2.674 tableta amfetaminë me logon "kurora", rreth pesë gram kokainë dhe peshore digjitale për matje.

Nga ana e STPD-së sot deri në Prokurorinë themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsion, do të ngritet padi penale kundër T.K., K.S. (45), K. Gj. (42) të gjithë nga Shkupi dhe një person i panjohur shtetas bullgar, për veprën penale "prodhim të pautorizuar dhe lëshimin në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve".

Nga MPB thonë se personat e përmendur janë të njohur për policinë dhe se të njëjtit janë dënuar edhe paraprakisht për lloj të këtillë të veprave penale.

Çmimi i tabletave të konfiskuara në shitjen rrugore mund të arrijë çmim prej 6 deri në 10 euro për copë ose gjithsej rreth 25.000 euro.

Publikuar: 05.05.2012 | 14:58
Lexuar: 2199 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime