E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Andrea Pirlo ka treguar se u largua nga Milani sepse nuk zinte vend në planet e formacionit bazë të trajnerit Massimiliano Allegri. Mesfushori braktisi Rossonerët si futbollist i lirë gjatë verës së vitit të kaluar, duke iu bashkuar rivalit Juventus, ku inspiroi ekipin drejt triumfit në Serie A.
Faleminderit, Allegri






Andrea Pirlo tregoi pse vitin e kaluar u largua nga Milani, duke vendosur t’i bashkohet rivalit Juventus, ku fitoi Scudetton. Mesfushori italian thotë se nuk kishte besimin e trajnerit të Rossonerëve, Massimiliano Allegri, por është i lumtur që zgjodhi Bianconerët. Kurse për strategun e Bianconerëve, Antonio Conte, mendon se është më i mirë se Carlo Ancelotti dhe Marcello Lippi.

Andrea Pirlo ka treguar se u largua nga Milani sepse nuk zinte vend në planet e formacionit bazë të trajnerit Massimiliano Allegri. Mesfushori braktisi Rossonerët si futbollist i lirë gjatë verës së vitit të kaluar, duke iu bashkuar rivalit Juventus, ku inspiroi ekipin drejt triumfit në Serie A.

“Milani më ofroi kontratë të re njëvjeçare, por unë kërkoja marrëveshje për tri vite sepse isha më i ri se futbollistët e tjerë në skadim të kontratave”, deklaroi Pirlo gjatë një interviste për Gazzetta dello Sport.

“Por, arsyeja e vërtetë e largimit nga Milan ishte sepse Allegri deshi të përdorë Massimo Ambrosinin ose Mark van Bommelin para mbrojtjes në vend meje. Kjo nënkuptoi se unë duhej të ndërroja pozitën në fushë. Andaj i thash Milanit ‘jo, faleminderit!’ dhe zgjodha Juventusin. Milani mendoi se nuk jam më i dobishëm për ekipin. E kam kuptuar këtë menjëherë pas takimit tonë”, shtoi ai.

Shumëkush ishte çuditur nga vendimi i Pirlos për t’u larguar nga Milani kampion për t’iu bashkuar një skuadre që kishte përfunduar e shtata në dy sezone me radhë.

“Kur isha në martesën e Gigi Buffonit në qershor të vitit të kaluar, shumë njerëz më pyesnin nëse isha i çmendur që u largova. Më pas u jam përgjigjur se kur vendosi t’i bashkohem një klubi, e bëj sepse dua të fitoj. Dhe po ashtu u kam thënë se do të fitojmë Scudetton. Tani të njëjtit njerëz më falënderojnë sepse kanë vënë bast për fitoren tonë në Serie A”, u shpreh Pirlo.

Derisa Juventus shikoi asistimet e shumta të Pirlos, Milani vuajti për qetësinë dhe vizionin e tij. “Shumë prej ish bashkëlojtarëve të mi më kanë thënë se u kam munguar gjatë sezonit. Por, jam i lumtur pasi kam fituar. Pothuajse të gjithë ish bashkëlojtarët e mi nga Milani më kanë dërguar mesazhe duke më uruar fitoren e Scudettos”, theksoi ai.

32 vjeçari ka kujtime të mira nga aventura e tij me Rossonerët, por pranon se ishte hidhëruar nga ankesa e tyre për suspendimin e tij pas një goditjeje me bërryl ndaj Van Bommelit, që nuk ishte sanksionuar.

“Kjo më hidhëroi. Kam luajtur atje për 10 vite dhe ata e dinë se nuk i bëj disa gjëra të caktuara”. Pirlo shfrytëzoi rastin për të lavdëruar trajnerin e Juventusit, Antonio Conte. “Conte është i mrekullueshëm. Kam punuar me shumë trajnerë gjatë karrierës time, por askush nuk ka qenë kaq i përgatitur, kaq i përpiktë në punën e tij dhe që i shpjegon gjërat kaq mirë. Ne shikojmë xhirime të kundërshtarëve tanë tri ose katër herë në javë dhe është vështirë për ta të na befasojnë. Sa i përket taktikës dhe mënyrës të së mësuarit, ai është më i mirë se Carlo Ancelotti dhe Marcello Lippi”, shpjegoi Pirlo.

Me Scudetton e fituar, Pirlo tani beson se skuadra e tij mund të luajë rol të rëndësishëm edhe në Ligën e Kampionëve.

“Ky Juventus është më i fuqishmi sa i përket mentalitetit dhe krenarisë. Ne mund të luftojmë për Ligën e Kampionëve, përderisa vazhdojmë të luajmë siç kemi bërë deri më tani. Por, na nevojiten disa përforcime për të kompletuar ekipin”, përfundoi ai.

Publikuar: 13.05.2012 | 09:21
Lexuar: 888 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime