E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ai tha se nëpër Republikën e Maqedonisë deri tani janë hapur 36 kuzhina popullore, në të cilat është siguruar ushqim i ngrohtë për afërsisht 3.500 persona të rrezikuar socialë dhe paralajmëroi se vitin e ardhshëm ky projekt do të përhapet edhe në mjediset rurale.
Ministri Bajrami e hapi Kuzhinën popullore në Ohër











Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami sot në suaza të vizitës punuese në Ohër, e lëshoi në përdorim kuzhinën popullore, projekt i realizuar me nismë të Qeverisë dhe Ministrisë resore, në bashkëpunim me pushtetin lokal.

Ministri Bajrami në hapjen solemne të kuzhinës, në të cilën ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës Ohër, Aleksandar Petreski, theksoi se projekti me sukses realizohet përmes bashkëpunimit të Ministrisë së Punës, respektivisisht qendrave rajonale për punë sociale në bashkëpunim me vetëqeverisjes lokale në të gjitha komunat, ku janë hapur kuzhina të këtilla.

"Këtu çdo ditë do të marrin ushqim të ngrohtë 80 shfrytëzues, respektivisht qytetarë të komunës së Ohrit", tha Bajrami.

Ai tha se nëpër Republikën e Maqedonisë deri tani janë hapur 36 kuzhina popullore, në të cilat është siguruar ushqim i ngrohtë për afërsisht 3.500 persona të rrezikuar socialë dhe paralajmëroi se vitin e ardhshëm ky projekt do të përhapet edhe në mjediset rurale.

Bajrami pozitivisht e vlerësoi bashkëpunimin e Ministrisë me kryetarin e komunës Ohër, çka, siç tha se do të intensifikohet edhe përmes hapjes së paralajmëruar të Qendrës ditore për fëmijë në rrugë në Ohër, krahas tashmë qendrave të hapura në Shkup dhe atyre që planifikohen në Prilep dhe Manastir.

I pyetur lidhur me statusin e pazgjidhur të të punësuarve përkohësisht në kopshte dhe institucionet tjera arsimore dhe kulturore, ministri me bindje se Qeveria do t'i plotësojë premtimet, gjegjësisht do ta rregullojë statusin e të gjithë personave që i plotësojnë kushtet, konform dispozitave nga marrëveshje e arritur me SASHK-un

Publikuar: 27.08.2009 | 02:06
Lexuar: 2759 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime