E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Koncepti i mbrojtjes së mençur dhe anëtarësimi në NATO janë disa nga prioritet të cilat ne jemi të fokusuar në këtë drejtim”, tha Fatmir Besimi, Ministër i Mbrojtjes.
Ministri Besimi: Mbrojtja dhe siguria, bazë për ndërtimin e një shoqërie të sigurt
Modernizimi i metodave në ARM dhe në Ministrinë e Mbrojtjes me qëllim miratimin strategjik dhe operativ të vendimeve, është prej një rëndësie të veçantë për zhvillimin e mëtejmë të aftësive mbrojtëse si dhe rritjen e gatishmërisë ushtarake.

Kështu u shpreh Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi gjatë fjalimit të tij me rastin e konferencës profesionale “MILCON 2012”. Besimi gjithashtu tha se Ministria e Mbrojtjes do të aplikojë një qasje gjithëpërfshirëse gjatë tranzicionit dhe modernizimit të ARM-së.

“Mbrojtja dhe siguria e vendit janë baza për të krijuar një shoqëri të sigurt dhe të zhvilluar. Maqedonia ka një sistem kompleks të mbrojtjes, duke përfshirë më shumë institucione të vendit siç janë presidenti i shtetit, siç janë institucionet tjera, Ministria e Mbrojtjes, ajo e Brendshme dhe të tjera. Bashkëpunimi në këtë drejtim me qëllim që të sigurojmë paqen, sigurinë dhe stabilitetin janë të rëndësishme për zhvillimin e vendit.

Koncepti i mbrojtjes së mençur dhe anëtarësimi në NATO janë disa nga prioritet të cilat ne jemi të fokusuar në këtë drejtim”, tha Fatmir Besimi, Ministër i Mbrojtjes.

Ndërkohë sipas ministres së Brendshme, Gordana Jankullovska, procesi i planifikimit dhe miratimit të vendimeve gjatë operacioneve bashkëkohore ushtarake apo civile gjatë situatave të krizës paraqet një performancë bazike sipas të cilës edhe vlerësohet pjekuria dhe kapaciteti i institucioneve në një shtet.
Ministri Besimi: Mbrojtja dhe siguria, bazë për ndërtimin e një shoqërie të sigurt

“Zhvillimi sistematik i këtij segmenti të funksionimit institucional është prioritet “par ekselans”, në drejtim të mirëmbajtjes dhe zhvillimit të tij të vazhdueshëm. Maqedonia gjatë periudhës së kaluar me seriozitetin më të madh u ballafaqua me këtë problematikë.

Në këtë drejtim, në më shumë sektorë janë themeluar njësi të veçanta organizative detyrimi i të cilave është pikërisht menaxhimi, vlerësimi dhe planifikimi i operacioneve të dalura nga situata të krizës”, tha Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Për Shefin e Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral-majorin Goranço Kotevski kjo konferencë është një rast ideal që të rishikohen lëshimet eventuale dhe nevojat për zhvillimin e procesit për miratimin e vendimeve, proces ky që duhet patjetër të jetë në bashkëpunim me planifikimin ushtarak e cili në të ardhmen do të marr dimension të ri.

Të gjitha këto komente u bënë gjatë konferencës profesionale “MILCON2012” me temë “Procesi i planifikimit dhe miratimit të vendimeve gjatë operacioneve bashkëkohore- Ku jemi sot, ku duhet të jemi nesër?” Kjo konferencë u organizua nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Akademisë Ushtarake “Gjeneral Mihaillo Apostollski”.

Publikuar: 14.05.2012 | 14:33
Lexuar: 774 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime