E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mançester Siti ia mori titullin nga duart Mançester Junajtedit në javën e fundit të Ligës Premiere, por “Djajtë e Kuq”, të martën janë shpërblyer me dy dekorata prestigjioze për mbizotërimin e tyre në Ligën Premiere në dy dekadat e fundit.
Ferguson dhe Gigs më të mirët e 20 vjetëve në Ligën Premiere






Mançester Siti ia mori titullin nga duart Mançester Junajtedit në javën e fundit të Ligës Premiere, por “Djajtë e Kuq”, të martën janë shpërblyer me dy dekorata prestigjioze për mbizotërimin e tyre në Ligën Premiere në dy dekadat e fundit.

Aleks Ferguson u shpall trajneri më i mirë në 20 vjetët e fundit në Ligën Premiere, kurse Rajan Giggs ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë, në një ceremoni që u mbajt në Londër. Fergusoni nuk ishte i pranishëm në këtë ceremoni, prandaj çmimin në emër të tij e mori shefi ekzekutiv i klubit nga “Old Trafford”, Dejvid Gill, derisa Gigs ishte i pranishëm për të marrë çmimin. Ai fitoi më së shumti vota nga një panel i ekspertëve në konkurrencë me Tieri Anrinë, Pol Skolsin dhe Denis Bergkampin. Uellsian ka bërë 909 paraqitje për Junajtedin dhe është lojtari më i dekoruar në lojë angleze, ndërsa Fergusoni ka fituar 12 tituj të Ligës Premiere, që kur ai u bashkua me këtë klub në vitin 1986. Ish-bashkëlojtari i uellsianit te Mançester Junajtedi, Geri Nevil është shprehur: ”Rajan Gigs do të jetë futbollisti më i suksesshëm i Britanisë i të gjitha kohërave dhe unë nuk shoh dikë që do ta tejkalojë ndonjëherë. Ai ka tejkaluar të gjitha të statistikat në lidhje me titujt e brendshëm. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme, dëshirë dhe shpirt. Është mahnitëse ta shohësh çdo javë në fushë”. Ndërkaq, Ferguson fitoi në konkurrencë me Arsen Vengerin, Hose Murinjon, Hari Rednapin dhe Dejvid Mojesin. Rekordmeni i golave në Ligën Premiere, Alan Shirer në lidhje me trajnerin skocez, Aleks Ferguson është shprehur: “Ajo çfarë ka arritur ai gjatë 20 viteve të fundit mendoj se është absolutisht e pabesueshme, kështu që ne të gjithë duhet të ngrihemi në këmbë ta përshëndesim dhe ta përgëzojmë”. Shirer në këtë ceremoni mori çmimin e golashënuesit më të mirë të Ligës Premiere, me 260 gola.

Përbërja më e mirë e 20 vjetëve në Ligën Premiere

Peter Shmaihel, Geri Nevil, Toni Adams, Rio Ferdinand, Eshli Kole, Kristiano Ronaldo, Skols Pali, Roi Kin, Rajan Gigs, Tieri Anri, Alan Shirer.

Publikuar: 16.05.2012 | 16:01
Lexuar: 716 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime