E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shkencëtarët nga Universiteti Rouen në Francë kanë shkruar në botimin e sotëm të zhurnalit "Nature Medicine" se zbulimi "e përforcon nevojën konstante për ndjekje të vazhdueshme të dukurisë së llojeve të reja të HIV-it, posaçërisht në pjesën qendrore perëndimore të Afrikës".
Shkencëtarë francezë zbuluan tip të ri të HIV-it











Shkencëtarët francezë kanë gjetur tip të ri të virusit HIV te një grua nga Kameruni. Ai është më ndryshe se llojet deri tani të njohura të një nga viruset më të rrezikshme dhe me siguri është i lidhur me HIV-in e majmunit, paradokohe të zbuluar te gorillat e egra.

Shkencëtarët nga Universiteti Rouen në Francë kanë shkruar në botimin e sotëm të zhurnalit "Nature Medicine" se zbulimi "e përforcon nevojën konstante për ndjekje të vazhdueshme të dukurisë së llojeve të reja të HIV-it, posaçërisht në pjesën qendrore perëndimore të Afrikës".

Tre tipet deri tani të njohura të HIV-it janë të ngjashëm me virusin e majmunit, të gjetur të shimpanzot. Me siguri tipi i ri i HIV-it u transmetua nga gorilla te njeriu.

Megjithatë, shkencëtarët potencojnë se nuk mund ta përjashtojnë mundësinë që virusi të ishte paraqitur te shimpanzot, e pastaj të transferohet mes gorillave dhe pastaj tek njerëzit, ose nga shimpanzo në të njëjtën kohë u transmetua te njerëzit dhe gorillat.

Gruaja 62-vjeçare nga Kameruni jo shumë gjatë pasi në vitin 2004 u shpërngul në Paris ka zbuluar se është e infektuar me HIV. Në Kamerun ka jetuar në afërsi të kryeqytetit Jaunudea, por nuk ka pasur kontakte me majmuna ose nuk ka ngrënë mish nga kafshë në xhunglën.
Gruaja tani për tani nuk tregon shenja të zhvillimit të SIDA-s dhe nuk merr ilaçe, edhe pse është bartëse e virusit.

Nuk ka informata sa është i zgjeruar tipi i ri i HIV-it. Shkencëtarët thonë se do të mund ta ketë në Kamerun, por edhe në rajonin më të gjerë. Replikimi i shpejtë i qelizave të virusit tregon se ai u adaptua te qelizat e njeriut.

Mjekët, siç njoftoi BBC, vlerësojnë se ilaçet ekzistuese megjithatë mund të ndihmojnë në luftën kundër sëmundjes.

Publikuar: 30.08.2009 | 01:28
Lexuar: 1570 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime