E martë, 18.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Doja të dëgjoja sa më shumë muzikë “heavy” dhe ky grup ishte një burim i jashtëzakonshëm frymëzimi për mua”, shprehet e dashura e pilotit britanik të Formulës 1, Lewis Hamilton.
Eksperienca kinematografike e Scherzinger





Nicole Scherzinger ka hyrë në botën e kinematografisë me një rol në ‘Men In Black 3’, ku interpreton një femër nga ato që më mirë mos ta kesh përballë.

Për t’i dhënë sa më shumë besueshmëri personazhit të saj Lily Poison, këngëtarja ka zbuluar sa ka kaluar orë të tëra duke dëgjuar këngët e Led Zeppelin.

“Doja të dëgjoja sa më shumë muzikë “heavy” dhe ky grup ishte një burim i jashtëzakonshëm frymëzimi për mua”, shprehet e dashura e pilotit britanik të Formulës 1, Lewis Hamilton.

Scherzinger shtoi për ‘BANG Showbiz’: “Gjithashtu një trajner më thonte shumë gjëra të çmendura për të cilat të mendoja gjatë xhirimeve, por nuk mund t’i them publikisht.”

33-vjeçarja theksoi se eksperienca e saj e parë si aktore ishte e frikshme: “Në sheshxhirim me kameran përballë të dukej vetja sikur çdo gjë ishte e përqendruar tek ty. Ishte e frikshme.”

Publikuar: 23.05.2012 | 09:46
Lexuar: 896 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime