E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shumica e njerëzve me grip të derrave kanë diarre dhe vjellje. Po thuajse secili me këtë grip i ka së paku dy nga këto simptoma.
Gripi i derrave: Shenjat dhe parandalimi








Si njerëzit, edhe derrat preken nga gripi (influenca virusi), por ky lloj virusi nuk është i njëjtë me ata të njerëzve, dhe shumë më rrallë na prek neve për shkak të kontaktit të rrallë me derrat.Por, shpërthimi i fundit i këtij virusi është më ndryshe, pasi ai ka pësuar disa ndryshime dhe është aftësuar të kalojë prej njeriut tek njeriu, dhe jo vetëm nga derri te njeriu.



Derisa virusi gjithnjë na afrohet edhe neve , më poshtë po japim disa këshilla se cilat janë shenjat e para të prekjes nga ai.

Simptomat e gripit të derrave

Simptomat e gripit të derrave janë të njëjta me simptomat e gripit të zakonshëm, dhe përfshijnë ethe e temperaturë, kollitje, dhimbje fyti, rrjedhje të hundëve, plogështi, kokëdhimbje.

Shumica e njerëzve me grip të derrave kanë diarre dhe vjellje. Po thuajse secili me këtë grip i ka së paku dy nga këto simptoma.

Por kjo nuk do të thotë se jeni prekur nga ky grip, pasi shumë sëmundje shkaktojnë këto shenja. I takon analizave laboratorike të vërtetojnë nëse ky është gripi i derrave, grip i zakonshëm apo ndonjë sëmundje tjetër.

Si mund ta parandaloni infektimin me grip të derrave?

- Pastroni duart rregullisht me sapun dhe ujë, veçanërisht pas kollitjeve dhe teshtitjeve. Ose përdorni faculeta me alkool.
- Shmangni kontaktim me njerëz të sëmurë.
- Shmangni prekjen e gojës, hundës ose syve. Kjo nuk është lehtë për t’u bërë, andaj kujdesuni që duart tuaja të jenë vazhdimisht të pastra.
- Nëse ndjeheni i sëmurë, qëndroni në shtëpi.
/prishtinanet/

Publikuar: 31.08.2009 | 04:51
Lexuar: 2118 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime