E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përveç dramave që kanë rrethuar Gjykatën e Hagës për krime lufte, rajoni i Ballkanit në vitet e fundit ka qenë larg vëmendjes publike.
“Guardian”:






Vetëm dy javë pas tërmetit politik në Greqi, Serbia tani ka shënuar dridhje të forta, me humbjen e presidentit në largim Boris Tadiç, kundrejt atij që njihej si nacionalist ekstrem. Zgjedhjet mund të duken si një çështje lokale e Serbisë, por ato kanë potencial të shndërrohen në një problem rajonal dhe Evropian. Përveç dramave që kanë rrethuar Gjykatën e Hagës për krime lufte, rajoni i Ballkanit në vitet e fundit ka qenë larg vëmendjes publike.

Por, disa nga problemet më thelbësore politike dhe kushtetuese të vendeve të Ballkanit mbeten të pazgjidhura, shkruan Misha Glenny për “Guardian”. Dridhjet nga tërmeti janë ndjerë përtej Beogradit, sepse presidenti i ri, Tomisllav Nikollic, dikur ishte shërbyes besnik dhe pasardhës i Vojisllav Sheshelit, liderit të vetëshpallur të lëvizjes vrastare çetnike, i cili gjendet në gjykim në Hagë që nga viti 2007. Perëndimi, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Gjermania veçanërisht, kanë investuar përpjekje të konsiderueshme diplomatike për të bindur Nikolliçin që të shkëputet nga Shesheli. Në prononcimet e tij të para, Nikolic ka thënë se “Gjermania ka qenë aleati më i rëndësishëm politik i Serbisë”, një deklaratë befasuese kjo marrë parasysh vërejtjen që Angela Merkel i ka dhënë Serbisë, për të zbutur pozicionin e saj ndaj Kosovës nëse dëshiron të arrijë synimin për anëtarësim në bllokun evropian.

Dhe pavarësisht kësaj, fitorja e Nikollicit, e kombinuar me ngritjen shqetësuese të populizmit në Hungari, në kufi me Serbinë, duhet të shihet si një thirrje alarmi për BE-në. Kriza në eurozonë ka dëshmuar ngritjen e partive nacionaliste, e madje edhe fashiste në shumë pjesë të kontinentit. Bosnja, Serbia, Kosova dhe Maqedonia janë ende në betejë me çështjet filozofike të identitetit politik dhe stabiliteti mund të pësojë goditje. Kjo është vetëm edhe një arsye e fortë pse liderët evropianë duhet të përballen me krizën dhe të stimulojnë zhvillimin ekonomik.

Publikuar: 24.05.2012 | 20:28
Lexuar: 681 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime