E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kaliopi me paraqitjen e saj të mirë nxiti reagime të shkëlqyeshme për shkak se u prezantua me një ekzekutim shumë të sigurt dhe të fuqishëm.
Kaliopi dërgon Maqedoninë në finale të Eurosongut





Në skenën e sallës së kristaltë në Baku të Azerbejxhanit në natën e dytë gjysmëfinale të eurovizionit, ka interpretuar edhe përfaqësuesja e Maqedonisë Kaliopi Bukle e cila me këngën “Bardh e Zi” ariti të kualifikohet në finalen e madhe të së shtunës.

Me këngën ‘Bardhë e zi’, Kaliopi është paraqitur e dyta dhe ka kënduar në gjuhën maqedonase.

Kaliopi me paraqitjen e saj të mirë nxiti reagime të shkëlqyeshme për shkak se u prezantua me një ekzekutim shumë të sigurt dhe të fuqishëm.

Përveç Maqedonisë, janë edhe Serbia, Bosnja e Hercegovina, Lituania, Norvegjia, Ukraina, Suedia, Estonia, Malta dhe Turqia.

Nga fjysmëfinalja e parë të martën u klasifikuan Shqipëria, Islanda, Greqia Rumania, Qiporja, Danimarka, Rusia, Hungaria, Moldavia dhe Irlanda.

Direkt në finale hynë gjashtë vende, pesëshja: Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Spanja dhe italia, si dhe Azerbajxhani si fitues i vitit të kaluar dhe organizatori i festivalit.

Kaliopi në natën finale do të performojë me numër rendor 22.


Publikuar: 25.05.2012 | 00:11
Lexuar: 1200 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime