E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në SHBA ka dalë në botim albumi me fotot e realizuara për herë të parë nga ajo që njihej si Perëndimi i Egër.
Fotot e rralla të Perëndimit të Egër










Imazhi i Perëndimit të Egër është krijuar në mendjen tonë nga filmat e Hollivudit, me indianë dhe me sherifë. Por si ka qenë në të vërtetë Amerika në kohën kur ende “lëkurkuqët” jetonin në zonat e tyre dhe “njeriu i bardhë” nuk kishte zënë gjithë hapësirën e Amerikës së sotme. Për të krijuar një ide më të qartë na ndihmojnë fotot e realizuara për herë të parë.

Në SHBA ka dalë në botim albumi me fotot e realizuara për herë të parë nga ajo që njihej si Perëndimi i Egër.

Fotot janë bërë nga fotografi Timothy O'Sullivan, rreth viteve 1870. Ai ka udhëtuar me aparatin e tij në shtetet e Arizonës, Nevadës dhe Utah. Pamjet që vijnë janë mbresëlënëse dhe tregojnë realitetin e fiseve indiane, të eksploratorëve dhe të kërkuesve të arit, por edhe të ushtarakëve që vizitonin zonat.

Timothy O'Sullivan është një nga fotografët më të njohur në shekullin e XIX.

Publikuar: 26.05.2012 | 07:43
Lexuar: 1587 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime