E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Ua kam treguar fotografinë shumë studiuesve të detit, të cilët thonë se pa dyshim bëhet fjalë për një kryqëzim rracash të peshqve. Unë kam kapur me mijëra peshq në jetën time, por kurrë nuk kisha parë diçka të tillë. Është vërtet dicka e rrallë", shprehet peshkatari.
Kur në grep të bie peshku i artë








Kur peshkatari Mark Sawyer hodhi kallamin në lumë, në Cambridgeshire të Britanisë së Madhe, deshte të kapte vetëm ndonjë krap, por në vend të kësaj kapi një peshk me luspa të florinjta (si ata të kuqtë e akuariumit), një levrek dhe një krap. Të gjitha në një peshk të vetëm.

Në fillim peshkatari 53-vjeçar mendoi se bëhej fjalë për peshk të zakonshëm akuarimi, por kur e pa më nga afër, nuk rezultoi ashtu. Sipas tij, peshku kishte kokën e levreku, trupin dhe bishtin e një peshku të kuq akuariumi dhe lopatëza të pasme si të krapi. Pasi e fotografoi, Marku e hodhi përsëri peshkun në Liqenin Magpie në Cambridge.

"Ua kam treguar fotografinë shumë studiuesve të detit, të cilët thonë se pa dyshim bëhet fjalë për një kryqëzim rracash të peshqve. Unë kam kapur me mijëra peshq në jetën time, por kurrë nuk kisha parë diçka të tillë. Është vërtet dicka e rrallë", shprehet peshkatari.

Ndërsa Dr. Paul Garner, një ekolog peshqish, shprehet se peshqit e kuq të akuariumit dhe krapi janë të së njëjtës familje, ndaj nuk do të ishte i pazakonshëm një kryqëzim mes tyre.

Por gjithsesi ekspertë të tjerë vlerësojnë se karakteristikat dhe ngjashmëritë me peshq të tjerë e bëjnë specien e kapur nga 53-vjeçari Sawyer, një peshk të artë vërtet unik në llojin e vet.
Peshkatari Mark Sawyer dhe peshku i tij
Kur në grep të bie peshku i artë
Peshku ka fytyren e nje levreku..
...bishtin e nje krapi...
...dhe trupin e nje peshku te kuq akuariumi

Publikuar: 29.05.2012 | 18:45
Lexuar: 8395 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
Arjana (12/03/2014 20:17:09) Sa tbukur kta peshqit
Arjana Goxhari (12/03/2014 20:21:02) peshku i kuq eshte i bukur
daniela (12/03/2014 20:24:43) peshku i kuq eshte i bukur aq shum me pelqeu

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime