E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Presidenti francez, Francois Hollande ka lançuar sfidat e para për qeverinë e re. Prodhimi industrial kombëtar dhe punësimi janë hapi i parë i qeverisë së kryeministrit Jean-Marc Ayrault në një takim të organizuar sëbashku edhe me minstrin e Cështjeve sociale Marisol Touraine me përfaqësuesit e pesë sindikatave më të mëdha të sektorit industrial.
Sfidat e para të qeverisë franceze







Industria, punësimi, rritja e pagave minimale dhe reformat në pensione

Presidenti francez, Francois Hollande ka lançuar sfidat e para për qeverinë e re. Prodhimi industrial kombëtar dhe punësimi janë hapi i parë i qeverisë së kryeministrit Jean-Marc Ayrault në një takim të organizuar sëbashku edhe me minstrin e Cështjeve sociale Marisol Touraine me përfaqësuesit e pesë sindikatave më të mëdha të sektorit industrial. Në këtë takim do të flitet edhe për rritjen e pagave minimlale, reformën e pensioneve dhe cështje të tjera të sektorit të punësimit. Kreu i sindikatës së punës, Francois Chereque shprehet përpara këtij takimi të rëndësishëm se problemi kryesor me të cilin do të përballen do të jetë papunësia. Chereque ka thënë se do të kërkojë një rritje të pagës minimale për punonjësit francez.

“Ka shumë punonjës që mbështeten në një pagë minimale për të gjithë jetën profesionale. Kështu është e nevojshme një nxitje për pagat minimale për të shfaqur vullnetin për të ndihmuar më të papaguarit si dhe një hap shumë i rëndësishëm për të drejtuar ndihmat financiare për kompanitë e vogla që janë bllokuar në rroga të ulëta për zhvillimin e karrerave reale në mënyrë që të punësuarit të mos mbeten në këto nivele për të gjithë jetën”, u shpreh ai.

Ndryshe nga herët e tjera gjatë pesëvjeçarit të kaluar nuk do të ketë informacione rreth këtij takimi brenda ditës së sotme shkruan Le Monde duke cituar burime qeveritare. Qëllimi i takimit është dëgjimi i grupeve sociale mbi temat më kryesore që duhen prekur. Mënyrat do të përcaktohen me rastin e një tjetër takimi shumëpalësh në fillim të qershorit.

Publikuar: 29.05.2012 | 22:18
Lexuar: 773 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime