E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mbrojtësi i Juventusit është mes të dyshuarve në skandalin e basteve për ndeshjen Bari-Udineze të sezonit 2009-2010, megjithatë duke parë largimin e Krishitos nga ekipi “axurr”, Bonuçi duket se është cilësuar paraprakisht i papërfshirë.
Italia, Bonuçi në euro 2012





Nuk ka asnjë dyshim për Çezare Prandelin. Trajneri i Italisë ka zbuluar 23 emrat që do të jenë të gatshëm në Kampionatin Europian në Poloni dhe Ukrainë, ndërsa në listën finale që i është dërguar UEFA-s është edhe emri i Leonardo Bonuçit.

Mbrojtësi i Juventusit është mes të dyshuarve në skandalin e basteve për ndeshjen Bari-Udineze të sezonit 2009-2010, megjithatë duke parë largimin e Krishitos nga ekipi “axurr”, Bonuçi duket se është cilësuar paraprakisht i papërfshirë.

Dy të përjashtuarit e mëdhenj të trajnerit Prandeli janë Andrea Ranokia dhe sulmuesi Matia Destro. Por, edhe pse ka zgjedhur pesë lojtarë në repartin ofensiv, Italia nuk ka asnjë qendërsulmues të mirëfilltë, pas lënies jashtë skuadrës të Borriellos, Xhilardinos, Matrit e Pacinit.

Kjo të bën të mendosh që Italia do të luajë me Di Natalen si pykë, të mbështetur nga Kasano dhe Baloteli apo edhe me skemën 4-3-1-2 me Xhovinkon pas shpinës së dy sulmuesve.

Në skuadrën e Prandelit, spikat rikthimi i “bllokut juventin”. Në fakt, kampionët e Italisë dominojnë me 7 lojtarë të grumbulluar në Euro 2012, ndërsa pas tyre vjen Milani me 3 dhe Napoli, Roma e PSG me nga dy elementë. Ndërkohë, pas largimit të Ranokias, Interi nuk ka asnjë futbollist mes “axurrëve”.

Përsa i takon ndarjes së numrave është e konfirmuar që Antonio Kasano do të mbajë 10-ën, Mario Baloteli 9-ën, ndërsa Andrea Pirlo 21-shin e zakonshëm. Ndërkohë, pas tërmetit në krahinën Emilja-Romanja, Federata Italiane ka vendosur të anulojë miqësoren e përfaqësueses kundër Luksemburgut, që ishte planifikuar të luhej në stadiumin “Tardini” të Parmës. Vendimi i FIGC ka ardhur pas dakortësimit me prefekturën e qytetit emilian.

Publikuar: 30.05.2012 | 08:59
Lexuar: 1263 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime