E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Pas njohjes së Çadit, numri i njohjeve të Kosovës po i ofrohet shifrës 100 dhe mund t’ju them se shtatorin e ardhshëm diplomacia e Kosovës po përgatitet të aplikoj për anëtarësim në Kombet e Bashkuara…”,
Pacolli: 46 njohje të shtetit nga unë, në shtator aplikojmë për OKB






“Pas njohjes së Çadit, numri i njohjeve të Kosovës po i ofrohet shifrës 100 dhe mund t’ju them se shtatorin e ardhshëm diplomacia e Kosovës po përgatitet të aplikoj për anëtarësim në Kombet e Bashkuara…”, ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës z.Bexhet Pacolli në intervistën dhënë “ Presheva Jonë”. Duke e cilësuar situatën alarmante në Luginën e Preshevës z.Pacolli i bën me dije Beogradit dhe fton qeverinë e Serbisë që të bindet se pa realizmin e kërkesave të vëllezërve tanë në Luginën e Preshevës, nuk ka të drejtë e as nevojë Serbia të kërkojë asgjë për serbët e Kosovës“

Pacolli po qëndron në perëndim dhe takimet e tij me personalitetet botërore në Londër e Paris.

“Qëllimi i kësaj vizite është thjesht në kuadër të procesit të lobimit për njohje të reja të shtetit tonë, të Kosovës. Unë sot jam takuar me disa përfaqësues të disa shteteve të cilat nuk e kanë njohur ende Kosovën. Në Paris takova kryetarin e Unionit Afrikan z.Bon Ja Jab presidentin e Beninit të cilin e falënderova për gjithë atë mbështetje që është duke e dhënë për Kosovën në promovimin e saj tek shtetet Afrikane e sidomos tek ato që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, me të u akorduam që menjëherë ti vizitojmë edhe dy president të dy shteteve të cilët po qëndrojnë në Londër. Këto takime janë organizuar drejtpërdrejt nga presidenti Jaja dhe unë menjëherë nga Parisi udhëtova për Londër ku edhe momentalisht gjendem. Sot do të zhvilloj takimet me këto dy president të këtyre dy shteteve të rëndësishme të Afrikës . Besoj dhe shpresoj se këto takime sikur edhe shumë tjera do të jenë të suksesshme dhe sikur Çadi që na njohu dje,njejt edhe nga këto shtete presim njohjen. Ne e dim që kemi pasur shumë shtete të Afrikës të cilat kanë hezituar që ta njohin Kosovën sikur se që ka edhe tani por duhet ta dimë se me punën dhe sjelljen e saj Kosova ka arritur që të marrë disa njohje në atë Kontinent dhe shpresojmë që në ditët e ardhshme të marrë edhe njohje të tjera.”, ka thënë Pacolli.

Lidhur me procesin e lobimit për njohjen e Kosovës dhe rolin e Pacollit në këtë drejtim zv.kryemisnitri i Kosovës thotë se “Unë për njohjen e Kosovës shtet kam lobuar që nga fillimi, qytetarët e Kosovës mirë e dinë se sa njohjen kanë ardhur nga Behxhet Pacolli edhe kur nuk kam qenë fare në qeveri pra si opozitë por edhe tani si pozitë. Unë ju them se saktësisht janë 46 njohje të cilat kanë ardhur drejtpërdrejt nga angazhimi im, njëzet e një prej tyre janë prej kohës kur jam në qeveri kurse njëzet e pesë të tjerat si opozitarë. Angazhimi im ka qenë i njëjtë sikur tani në opozitë ashtu edhe tani si pozitë. Unë sa i përket atyre që merren me mua dhe akuzat ndaj meje u them se nuk do tu hidhërohem e aq më pak tu hakmerrem, Behxhet Pacolli gjithmonë do ta zgjasë dorën e pajtimit për të gjithë e nëse ata e refuzojnë këtë dorë atëherë ai është problem i tyre”.

Meqenëse Kosova pas Çadit po afrohet shifrës 100 të njohjeve, se a mundet tash të flitet më lirshëm drejt anëtarësimit ë Kosovës në OKB z.Pacolli pohon se “Kosovën e pret edhe një sfidë tjetër pasi që pos Asamblesë, aty vendos edhe Këshilli i Sigurimit por sido qoftë Këshilli i Sigurimit do ta marrë parasysh numrin e njohjeve kështu që për ne është shumë pozitive ajo që të kalojmë numrin “100” çka do të jetë edhe dëshmi se Kosova është shtet i konsoliduar dhe me fondament të fortë. Unë jam optimist dhe besoj se këtë mision do ta kryejmë me sukses , ne duke iu falënderuar shteteve të Afrikës do të kemi mbi 100 njohje. Për shtatorin e ardhshëm diplomacia e Kosovës do të të përgatitet për aplikim në Kombet e Bashkuara…”

Situata e nxehtë në Veri të vendit sidomos sulmet e ekstremistëve serbë ndaj ushtarëve të NATO-s në vendin tonë për z.Pacolli janë të papranueshme, që sipas tij “Aty kishte disa përleshje të cilat ne i dënojmë fuqishëm dhe solidarizohemi me NATO-në në Kosovë të cilët dje morën një aksion për largimin e barrikadave të cilat ende i mbajnë serbët peng nga e kaluara dhe në këtë mënyrë mundohen të pengojnë funksionimin e shtetit të Kosovës. Ata duhet ta kenë të qartë se akrepat e orës kurrë nuk ecin mbrapsht dhe se për Kosovën nuk do të ketë kthim prapa,tani pas trembëdhjetë viteve të luftës ata duhet ta kenë të qartë se më luftëra nuk do të ketë por se duhet që të mbizotërojë paqja dhe stabiliteti në bashkëjetesë… »

Pacolli: Serbia jo në BE me Preshevën e diskriminuar!

Se si e vlerësoni ardhjen e Nikoliqit në krye të shtetit serb dhe si do të reflektohej me Kosovën, sidomos me dialogun, z.Pacolli përgjigjet; “Unë mendoj se për Nikoliqin është folur tepër duke u nisur nga ajo se sa ai ëndërron ti realizoj ëndrrat e tija nacionaliste, Nikoliqi besoj se do ta ketë të domosdoshme të zgjohet nga gjumi dhe ta shohë realitetin dhe ai realitet është bashkëjetesa me të gjithë në Europë. Unë sa i përket pjesës së dialogut jam skeptik, Nikoliqi njëherë duhet që ai fillimisht në postine tij të çlirohet nga ngarkesat nacionaliste dhe shoveniste. Në Evropë s’ka vend për radikalistët e as për ekstremistët. Unë nuk jam skeptik se Nikoliqi nuk do të funksionoj mirë me Brukselin. Madje, ky do të jetë mi i mirë se ai i kaluari të cilin shpesh e quanim edhe “i përdheluri” i Brukselit Tadiqi, ku mendoj se ajo përkëdhelje nga Brukseli ka ndikuar shumë negativisht në rezultatet e bisedimeve. Zgjedhja e Nikoliqit në njëfarë mënyre ihste dhe bumerang ndja BE-së. Mendoj se ka kaluar koha e përkdheljeve tani është koha e punëve dhe akteve… “

Duke folur për situatën në Luginën e Preshevës dhe arrestimet e lirimet e fundit të policisë serbe ndaj të rinjve shqiptarë z.Bexhet Pacolli në vazhdim të bisedës sonë deklaron se « Unë vlerësoj se çdo lirim nga burgu apo diçka e ngjashme është i mirëpritur megjithëse të gjithë jemi të bindur se ajo nuk është dashur që farë të ndodhë, dhe ne të gjithë e dimë sikurse dhe ndërkombëtarët se arrestimet e fundit në Luginë të Preshevës ishin spektakulare, me motive e interesa politike dhe ne i dënojmë veprimet e tilla dhe e ftojmë qeverinë e Serbisë që të bindet se pa realizmin e kërkesave të vëllezërve tanë në Luginën e Preshevës, nuk ka të drejtë e as nevojë Beogradi të kërkojë asgjë për serbët e Kosovës “.

Publikuar: 02.06.2012 | 18:03
Lexuar: 933 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime