E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga ana e tij, drejtori i hulumtimit, Antonio Meloni, tha se kalendari i ri i gjetur, e çon momentin fatal nga 21 dhjetori i këtij viti, në pranverën disi të largët të 2036-ës.
Fundi i Botës? Varianti i ri: Në prill 203








Fundi i Botës, nuk do të jetë në dhjetor të këtij viti, siç u përfol se kishin parashikuar fiset Maja. Por prilli i vitit 2036. Parashikim ky në fakt, i cili gjithashtu figuron të jetë bërë nga këto fise.

Ky zbulim figuron pas gjetjes së një kalendari të ri të këtyre fiseve të lashta, në Guatemalë, i cili fakton se profecia famëkeqe “Apokalips 2012”, që pretendonte se më 21 dhjetor do të shënohej fundi i të gjitha kohërave, nuk qenka aspak e vërtetë. Dhe se njerëzit po tremben kot, pasi fundi i vërtetë i botës, do të vijë 24 vjet më vonë...

Ka qenë Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Guatemalë, që e ka konfirmuar një fakt të tillë.

Nga ana e tij, drejtori i hulumtimit, Antonio Meloni, tha se kalendari i ri i gjetur, e çon momentin fatal nga 21 dhjetori i këtij viti, në pranverën disi të largët të 2036-ës.

“Atëherë mund të ndodhë një ndryshim magnetik i Tokës. Eshtë në fakt, një ngjarje normale dhe që sjell ndryshimin e poleve magnetike të Veriut dhe Jugut. Vetëm në 20 vitet e fundit, kanë ndodhur 50 milionë ndryshime të tilla të fushës magnetike”, tha ai, duke e larguar gjithsesi, idenë e një apokalipsi.

Publikuar: 05.06.2012 | 07:31
Lexuar: 1117 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime