E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ceremonia për mbretin e popit ishte private dhe në të morën pjesë rreth 200 persona. Varrimi i Xheksonit është bërë 70 ditë pasi që këngëtari vdiq në moshën 50 vjeçare nga një mbidozë barnash.
Mbreti u varros me ceremoni private











Majkëll Xhekson është varrosur nga familja e tij dhe miq nga bota e artit, përfshirë aktoren e famshme Elizabet Tejlor, në një ceremoni varrimi, që u mbajt afër Los Angjelosit.

Ceremonia për mbretin e popit ishte private dhe në të morën pjesë rreth 200 persona.

Varrimi i Xheksonit është bërë 70 ditë pasi që këngëtari vdiq në moshën 50 vjeçare nga një mbidozë barnash.

Mjeku ligjor i qarkut të Los Angjelosit ka thënë javën e kaluar se vdekja e Xheksonit është trajtuar si vrasje, ndërsa këngëtari kishte 6 lloje të ndryshme të barnave në trup në kohën kur kishte ndërruar jetë.

Publikuar: 04.09.2009 | 02:12
Lexuar: 1447 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime