E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Figura prej eruditi e Fan Nolit, pa dyshim se ndërtohet në më shumë sfera të artit, por, atë si personalitet e madhështon pikërisht poezia, ndonëse nga kritikët letrarë çmohet lartë edhe si dramaturg, orator, publicist, përkthyes, kritik letrar, klerik, historian muzikolog, politikan e burrë shteti.
Dr. Zejnepe Alili-Rexhepi mori pjesë në Konferencën shkencore ndërkombëtare në Korçë









Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë i Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë, me pjesëmarrjen e pedagogëve dhe studiuesve nga institucionet arsimore dhe shkencore nga Shqipëria dhe jashtë vendit, më 30 dhe 31 maj 2012 organizoi konferencë shkencore ndërkombëtare me temë: “Fan S. Noli në 130-vjetorin e lindjes”.

Në konferencën në fjalë, nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, mori pjesë Dr. Zejnepe Alili-Rexhepi, ligjëruese në Fakultetin Filologjik, Programi studimor për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, me kumtesën: “Simbolika poetike e Nolit, si frymë e kohës apo tendencë më se moderne”.

Kumtesa e Dr. Zejnepe Alili-Rexhepi, “Simbolika poetike e Nolit, si frymë e kohës apo tendencë më se moderne”, e shtjelluar nga pikëpamja shkencore dhe me një qasje kritike, e ndarë në tri shtylla themelore, si; Ndjenja atdhetare e poetit të mërguar, Poezia si kronikë autobiografike dhe Invazioni i simbolikave.

Figura prej eruditi e Fan Nolit, pa dyshim se ndërtohet në më shumë sfera të artit, por, atë si personalitet e madhështon pikërisht poezia, ndonëse nga kritikët letrarë çmohet lartë edhe si dramaturg, orator, publicist, përkthyes, kritik letrar, klerik, historian muzikolog, politikan e burrë shteti.

Sipas kumtesës së profesoreshës Zejnepe, poezia e Fan S. Nolit sendërtohet mbi një filozofi të vargëzuar që shpreh imazhin e jetës, kohës, të vërtetës. Poezia e Nolit u krijua me idenë e pasjes së identitetit të sotëm, me një trashëgimi të nesërme e të përjetshme, që nënkupton se poezia është atje ku ajri pothuaj kthehet në mendim (F. G. Lorka).

Kumtesa e Dr. Zejnepe Alili-Rexhepi, zgjoi interesim te jashtëzakonshëm te të pranishmit.

Publikuar: 06.06.2012 | 21:56
Lexuar: 1887 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime