E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qeveria britanike ka propozuar ligj të ri, që do t’i bënte martesat e detyruara vepra penale. Zyra e Ministrisë së Brendshme ka thënë se legjislacioni përmban kërcënimin me burgim për prindërit që detyrojnë të martohen fëmijët e tyre.
Martesat e detyruara tani konsiderohen vepra penale





Dukuria e martesave me mblesëri dhe pa dëshirën apo aprovimin e vetë protagonistëve, sidomos vajzave, është e vazhdueshme në Shqipëri.

Qeveria britanike ka propozuar ligj të ri, që do t’i bënte martesat e detyruara vepra penale. Zyra e Ministrisë së Brendshme ka thënë se legjislacioni përmban kërcënimin me burgim për prindërit që detyrojnë të martohen fëmijët e tyre.

Propozimi vjen pasi zyrtarët kanë marrë mbi 2,000 raporte nga njerëzit e detyruar për martesë, që nga janari i vitit 2011.

Shumica e rasteve kanë përfshirë vajza nga Pakistani dhe Bangladeshi nën moshën 21-vjeçare, e disa nga to edhe nën 15 vjeç. Qeveria synon të paraqesë legjislacionin në Parlament deri në vitin 2014.

Dukuria e martesave me mblesëri dhe pa dëshirën apo aprovimin e vetë protagonistëve, sidomos vajzave, është e vazhdueshme në Shqipëri.

Vitet e mëparshme këto martesa konsideroheshin mëse normale në të gjithë vendin. Kurse dy dekadat e fundit ka një rënie të martesave me detyrim, por situata vazhdon të jetë problematike në zonat periferike të Shqipërisë.

Pritet që një ligj i tillë të propozohet edhe në Shqipëri.

Publikuar: 08.06.2012 | 18:31
Lexuar: 875 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime