E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Kjo është kënga që për mua, si soliste, më ka mundësuar që unë përgjithmonë të mbahem mend dhe për këtë e dua. Mirëpo, kur mendoj se sa herë e kam kënduar, edhe mua më kaplon mundimi”, tha Celine.
Kur e dëgjon “Titanikun” i vjen mundim




Pasi që Kate Winslet, heroina e filmit legjendar "Titanic" ka deklaruar se nga pjesa e filmit ku ekzekutohet "My Heart Will Go On" thjesht i vjen mundim edhe këngëtarja Celine Dion, e cila ka kënduar këtë këngë ka rënë dakord me aktoren.

“Kjo është kënga që për mua, si soliste, më ka mundësuar që unë përgjithmonë të mbahem mend dhe për këtë e dua. Mirëpo, kur mendoj se sa herë e kam kënduar, edhe mua më kaplon mundimi”, tha Celine.

Dion ka shtuar se kohët e fundit kishte probleme me telat e zërit pasi që virusi e ka sulmuar në fyt dhe i ka prekur telat e zërit, ndërsa zëri i saj tani, siç tha ajo, është "paksa i prerë" dhe kështu do të jetë derisa ata të shërohet plotësisht.

Ndërsa për këtë shkak në muajin mars, këngëtarja e pop-muzikës kishte anuluar 10 koncerte në “Colosseum” të “Caesars Palace” në Las Vegas por, Dion do të kthehet dhe do t’i mbajë këto koncerte në afatin e planifikuar nga 9 qershori deri më 19 gusht.

Publikuar: 10.06.2012 | 10:55
Lexuar: 1311 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime