E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Studiuesit e tij, thonë se ata kanë analizuar të dhënat për 2.4 milionë vdekje të ndodhura në një periudhë prej 40 vjetësh.
Vdekja? Mbërrin më shpesh kur ke ditëlindjen




Të vdesësh pikërisht ditën kur ke ditëlindjen. Duket një mizori e fatit, e në fakt është një krem ​​i trishtuar mbi tortën që zakonisht bëjmë gati për të.

Kjo pasi, sipas një studimi të fundit të Universitetit zvicerian të Zyrihut, vdekja mbërrin më lehtë kur ke përvjetorin e ditëlindjes.

Studiuesit e tij, thonë se ata kanë analizuar të dhënat për 2.4 milionë vdekje të ndodhura në një periudhë prej 40 vjetësh.

Dhe kanë konkluduar se afërsia e ditëlindjes së tyre, rrit nivelin e stresit dhe zakonisht rrit ndjenjën e depresionit që mund të çojë më lehtë në infarkte në zemër, vetëvrasje, apo goditje të ndryshme.

Sipas tyre, ditëlindja që bëhet gjithnjë e më e rrezikshme është ajo e 60-vjetorit dhe pas saj, personat e të cilëve i festojnë ato, kanë 14% më shumë gjasa për t'u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare.

Ata japin edhe raste konkrete në histori, kur ka ndodhur një gjë e tillë me njerëz të njohur, për shembull me Ingrid Bergman që vdiq nga kanceri i gjirit, në ditën e 67-vjetorit apo rastin e Uilliam Shekspirit, i cili vdiq nga shkaqe të panjohura ditën kur ishte duke mbushur 52 vjeç.

Publikuar: 12.06.2012 | 09:23
Lexuar: 808 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime