E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Është koha e fundit që Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare t’ia bëjnë të qartë Serbisë, që të largojë policinë dhe grupet paramilitare nga veriu i Kosovës’, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj: BE-ja t’i bëjë presion Serbisë





Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një intervistë për “European Voice”, ka kërkuar nga Brukseli që të bëjë presionin e fundit mbi Serbinë për largimin e strukturave ilegale në tri komunat e veriut të Kosovës.

“Është koha e fundit që Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare t’ia bëjnë të qartë Serbisë, që të largojë policinë dhe grupet paramilitare nga veriu i Kosovës’, ka thënë Hoxhaj.

Sipas tij, EULEX-it, policisë dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet t’iu sigurohet lëvizja e lirë.

“Duhet të marrë fund konfrontimi me paqeruajtësit e NATO-së, ku nga dhuna e fundit janë plagosur dy ushtarë gjerman”, ka theksuar Hoxhaj.

Duke folur për zgjedhjen e Tomisllav Nikoliqit, Hoxhaj ka thënë se ai bart në vete një të kaluar shumë të rëndë, derisa deklaratat e tij të fundit janë shumë negative.

“Nikoliq ishte zëvendëskryeministër i Sllobodan Milosheviqit, në kohën kur Serbia udhëhoqi luftën në Kosovë në vitin 1999 dhe pas emërimit të tij, ai mohoi gjenocidin në Bosnje, ku u vranë 8000 boshnjakë”, ka shtuar Hoxhaj.

Duke folur për “European Voice”, Hoxhaj ka thënë se Kosova nuk do vazhdojë dialogun teknik me Serbisë, derisa nuk janë implementuar të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Në pyetjet se a parqet ende rrezik ndarja e Kosovës, Hoxhaj ka thënë se kufijtë në Ballkan janë vendos njëherë e përgjithmonë.

“Kjo do të kishte efekte domino dhe do të prodhonte dhunë dhe jo stabilitet në Ballkan”, ka shtuar Hoxhaj.

Publikuar: 13.06.2012 | 20:08
Lexuar: 786 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime