E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Insistimi i Beogradit që në tabelën me emrin e Kosovës dhe yllin të shkruhet teksti i plotë i fusnotës, është interpretim i gabuar i marrëveshjes, ka thënë Kuper gjatë debatit për Kosovën në Qendrën për Politikë Evropiane në Bruksel.
Beogradi interpreton




Ndërmjetësi evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Kuper, ka thënë se Beogradi interpreton gabimisht marrëveshjen për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale.

Insistimi i Beogradit që në tabelën me emrin e Kosovës dhe yllin të shkruhet teksti i plotë i fusnotës, është interpretim i gabuar i marrëveshjes, ka thënë Kuper gjatë debatit për Kosovën në Qendrën për Politikë Evropiane në Bruksel.

“Fusnota është fusnotë”, ka deklaruar Kuper, duke thënë se është e mjaftueshme që teksti i fusnotës të qëndrojë në dokumentet e takimeve rajonale.

Në muajin shkurt, Prishtina dhe Beogradi janë pajtuar që Kosova, në forumet rajonale, të përfaqësohet me fusnotën, e cila përmban Rezolutën 1244 dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Në takimin e sotëm, Kuper ka thënë se nuk pret që vendet e BE-së, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, të ndryshojnë qëndrim së shpejti.

“Fakti që BE-ja nuk ka qëndrim unik ndaj pavarësisë së Kosovës, është më shumë problem i BE-së sesa Kosovës, e cila duhet të përqendrohet në reforma”, ka thënë Kuper.

Shtetësinë e Kosovës nuk e kanë pranuar ende pesë vende të Bashkimit Evropian: Greqia, Spanja, Sllovakia, Qiproja dhe Rumania.

Publikuar: 13.06.2012 | 23:27
Lexuar: 782 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime